Që nga formimi i saj, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj, u përball me kritika të shumta për shkak të numrit të madh të anëtarëve të saj. Numri i madh i zëvendësministrave dhe këshilltarëve ishin në qendër të kritikave të opinionit.

Duke shfrytëzuar mundësinë për të zgjedhur personelin pa ndonjë kriter të caktuar, qeveria e Republikës së Kosovës, është shndërruar në një “shtëpi të dytë” për militantët e partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Për më tepër, në kabinetin qeveritar të Haradinajt, punojnë edhe vajza të reja të cilat në paraqitjet e tyre publike shfaqen mjaft provokuese si gjatë punës brenda qeverisë, ashtu edhe jashtë saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka për asistente personale, Bezi Osmanin, e cila në paraqitjet e saj, nëpër rrjete sociale, shfaqet mjaft ekstravagante në veshje e stil.

Ashtu siç duket edhe në fotografitë, të cilat gazeta i ka siguruar nëpërmjet rrjeteve sociale, Osmani shquhet për stilin e ekstravagant, edhe kur kryen punën si asistente e kryeministrit e veçanërisht jashtë zyrave të kryeministrisë.

Rikujtojmë se stafi me të cilin punon Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft i madh. Numri i këshilltarëve të kryeministrit Haradinajt shkon në 11. Pjesë e stafit është edhe Diellza Hoti, e cila ka rolin e Këshilltares politike për kryeministrin Haradinaj.

Diellza Hoti është këshilltarja më e re e kryeministrit, pasi ajo ka vetëm 23 vjet.

Përveç se e re, ajo shquhet edhe për pamjen dhe elegancën e saj, të cilën e shfaqë përmes fotografive që i publikon herë pas here.

Diellza Hoti, këshilltarja e re e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka pushtuar faqet e medieve rozë menjëherë pas emërimit të saj.

Diellza është një emër i ri në politikë, si edhe vet mosha e saj e re. Me 22 vjet ajo arriti të zë postin e këshilltares politike të Kryeministrit.

Bukuria e saj ka zgjuar vëmendjen e të gjithëve derisa u identifikua si politikania më simpatike shqiptare.

Ajo ka titullin akademik bachellor, derisa studimet i ka kryer në njërin prej universiteteve private në Kosovës. Dega të cilën e ka studiuar, është Shkenca politike.

Mirëpo mbetet e paqartë se sa mund të kontribuojë një 23 vjeçare, sidomos në postin e këshilltares politike të kryeministrit Haradinaj, kur dihet se zakonisht këshilltarët e kryeministrave, anë e mbanë botës duhet të kenë bagazh të madh intelektual mbi supe.

Vlen të theksohet, se këto punëtore, këshilltare të cilat i kushtojnë një rëndësi të madhe pamjes së jashtme, janë një shembull jo i mirë për rininë e Kosovës, të cilëve nuk u mjafton as titulli master për të gjetur punë në Kosovë,raporton bota sot.

Në faqen e Qeverisë së Kosovës nuk figuron asnjë kriter që tregon kushtet që duhet të ketë një këshilltar politik.