Nota për duelin me Zaevin: Mickoski si kopja e Gruevskit

Dueli televiziv ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka nxitur reagime të shumta në opinion. Lëndë e vlerësimit janë qëndrimet, heshtja për disa pyetje dhe ngjashmëria e Mickoskit me ish liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe “niveli” i komunikimit, përcjell Portalb.mk.

Pse realisht Mickoski kërkoi duel televiziv, nëse, jo vetëm që nuk ofroi vizion të ri dhe autentik, por u prezantua si kopje e Nikolla Grueskit. Këto janë vlerësimet kyçe të bashkëbiseduesit të DW-së pas duelit të djeshëm Zaev – Mickoski.

“Edhe pse kohëzgjatja ishte e madhe, në përmbajtje mbeti e kufizuar. Lideri i VMRO-DPMNE-së shpejtë arriti ta harxhojë në tërësi kreditin e opozitës, të cilin u desh ta ruajë edhe gjatë kohë që ta rimarrë përsëri, me ndonjë fakt të dukshëm. Për mundësinë e marrë, nga ana e tij nuk u dhanë elemente të reja, kurse edhe më pak befasi të cilat mund të sillnin pikë të mëdha. Ajo i mundësoi liderit të LSDM-së të veprojë nga një pozitë komode, ku në një pjesë të madhe i përsëriste informatat, pozitat dhe qëndrimet paraprakisht të deklaruara”, vlerësoi Nenad Novkovski, profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Arsyen e kësaj e sheh në promovimin e “mungesës të diskontinuitetit të udhëheqësisë së re të VMRO-DPMNE-së, kurse paraprakisht, e anashkaluar nga qëllime më të mëdha”.

“Në vend se të anashkalohet nga zyrtarët shtetëror për të cilët ka të hapura aktakuza dhe aktgjykime, me promovimin e një fytyre të re të partisë, pamë përpjekje që të mbrohet diçka që askush më nuk mund ta mbrojë. Vazhdimësia me udhëheqësinë paraprake u shfaq edhe në paraqitje, i bazuar në arrogancë të manifestuar nga udhëheqësia paraprake, sikurse ato të llojit këshilltar “pro bono””, vlerësoi Novkovski.Heshtje për çështje kyçe

Numri më i madh i komenteve në rrjete sociale, lidhet me heshtjen e Mickoskit në pyetjen e Zaevit: “Më tregoni çfarë nuk shkon në “Republikën Ilinditase Maqedonase”? Pse jeni kundër? Duhet ta dimë atë (…) Çfarë nëse çështja nuk zgjidhet edhe dhjetë vjet? Çfarë propozoni ju?”, ku Mickoski nuk dha përgjigje, edhe pse arsyeja e thirrjes së debatit ishte kërkesa e tij publike që të debatojë me Zaevin për bisedimet e zgjidhjes së çështjes së emrit.

“Në temën për emrin, përskaj qëndrimit të përsëritur të lideri të LSDM-së, nuk morën pasqyrë aspak më të qartë për qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Në vend të vlerësimeve konkrete për aspektet e vendimeve të vazhduara, u përsëritën deklarata të përputhshme për mitingje të “tvrdokornit”, të llojit: shitje e interesave kombëtare dhe shtetërore, që më së paku i ngjan një partie, që më së paku dhjetë vjet ka udhëhequr aktivitetet për marrëveshjen me Greqinë, nga ku u humb edhe një përpjekje e vetme për zgjidhjen e çështjes” tha Novkovski.