Novruz Memmedov, kryeministri i ri i Azerbajxhanit

Zëvendëspresidenti përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Prof. Dr. Novruz Memmedov (71) zgjidhet kryeministri i ri i Azerbajxhanit.

Memmedov, pas propozimit të bërë nga kryetari i Kuvendit, Oktay Asadov dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me një votim të kryer në Kuvendin Kombëtar të Azerbajxhanit është zgjedhur me 113 vota kryeministri i ri i vendit.

Në një fjalim pas votimit, Memmedov ka shprehur falënderimet për besimin ndaj tij dhe duke bërë të ditur se ka marrë një detyrë me përgjegjësi të madhe ai ka theksuar se është një krenari për të punuar me presidentin Aliyev.

Në anën tjetër presidenti Aliyev ka realizuar një takim Artur Rasizade, i cili prej 22 vitesh ka kryer detyrën e kryeministrit.

Sipas Kushtetutës së Azerbajxhanit, qeveria jep dorëheqjen pas zgjedhjeve presidenciale.

Ilham Aliyev, fitoi me 86.02 për qind të votave në zgjedhjet e zhvilluara më 11 prill.