Pasi i nisi aeroplanët drejt Kosovës, ky është veprimi tjetër që bëri Vuçiq!

Në këtë momente presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan mediat beogradase.

“Blic” thekson se ky informacion është konfirmuar në kabinetin e presidentit të Serbisë, si dhe pak më vonë pritet edhe lëshimi i njoftimit zyrtar.

Këtë lajm e ka publikuar edhe “Novosti”, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë, të hënën, presidenti serb e kishte thirrur menjëherë në telefon Putinit, por këtë informacion Vuçiq nuk e kishte konfirmuar, por as mohuar.

Në ndërkohë, sot në mesditë dy aeroplanë të ushtrisë serbe kanë fluturuar afër kufirit me Kosovën, në zonën që e ndanë Gjilanin me Preshevën.