Prishet fejesa, plagoset 31 vjeçari në Haraçinë

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Haraçinë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin A.S i cili është plagosur në pjesën e stomakut dhe më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.00 në rrugën “18” në Haraçinë. Sipas të dhënave në 31-vjeçarin, ka shtënë I.V. për arsye se A.I ka prish fejesën me vajzën e tij. Policia njofton se po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /SHENJA/