Qyteti i Shkupit po analizon mundësitë për ndërtimin e tramvajit në Shkup, me qëllim të përmirësimit të transportit publik dhe komunikacionit në përgjithësi. Krye komunari Petre Shilegov ka deklaruar se linja e parë që do të ndërtohet do të shtrihet nga lagjja Lisiçe deri në Gjorçe Petrov dhe do të kushtoj 15 milion euro.

Shilegov beson se vitin e ardhshëm do të filloj realizimi i këtij projekti, i cili do të përkrahet nga fondet evropiane dhe nga qeveria, transmeton sdk.mk

“Që nga vizita e parë në Zagreb, në janar, me kryetarin e Zagrebit Milan Bandiq kemi biseduar rreth mundësisë për ndërtimin e një tramvaji. Gjatë kësaj periudhe kam analizuar përvojat e Zagrebit, Vjenës dhe Parisit, me qëllim që të fusim transport publik hekurudhor në Shkup, duke e pas parasysh se bëhet fjalë për një çështje shumë komplekse. Në Qytetin e Shkupi ekzistojnë studime për këtë çështje që nga koha kur kryetar ishte Trifun Kostovski, por kjo nuk paraqet bazë mbi të cilin do bëhej ekzekutimi i këtij projekti. Prandaj duke i pas parasysh raportet e mira me përfaqësuesit e Zagrebit, ndërmarrjet e tyre publike transportuese dhe teknike disa herë kanë vizituar Shkupin, dhe kanë analizuar studimin ekzistues dhe të trasesë kah do të lëvizte ky tramvaj. Bëhet fjalë për fazën e parë me një linjë nga Lisiçe deri në Gjorçe Petrov.”, – ka deklaruar Shilegov.