Rasti i Almirit, sot fjala përfundimtare e avokatëve

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës, në procesin për Almirin, sot pritet të vazhdohen fjalët përfundimtare të avokatit të familjes Asmir Alispahiq dhe avokatit të të akuzuarit Boban Iliq, Stevan Pavllevski. Pas publikimit të skandalit se kryerësit e eskpertizës neuropsikiatrike dhe asaj të komunikacionit, kanë pasur licenca jovalide në kohën që e kanë përgatitur ekspertizën, avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq pret që pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykata të sqarohet për këtë rast, por edhe sipas nenit 397, paragrafi 1 të Kodit Penal ajo madje obligohet që të hapë seancë të re kryesore, për të qartësuar dilemën e licencave nga ekspertët.

ASMIR ALISPAHIQ, AVOKATIT I FAMILJES ALIU

“Ne presim që pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, Gjykata të japë sqarim për opinionin për atë se në momentin e përgatitjes së ekspertizës nga ekipi i mjekëve të Klinikës Neuropsikiatrike, të mjekes Zoja Babinkostova dhe mjekut Branisllav Stefanovski si dhe eskpertizës së komunikacionit, e përgatitur nga Stoinko Zllatkovski, që të rihapet seancë e re kryesore, në bazë të nenti 397, paragrafi 1, ku thuhet se me detyrë zyrtare gjykatësja duhet ta qartësoj dilemën se a kanë pasur ose jo licencë valide në momentin e përgatitjes së ekspertizës” .

I pyetur se a mund që nesër të pritet vendim për të akuzuarit për dhunë, Sedat Aliun, Abdulla Aliut dhe Sami Demirit avokati Alispahiq tha se vendimi për të duhet të jepet menjëherë pasi të kryhen fjalët përfundimtare, me qenë se gjykata vendos me procedurë të shkurtuar. Ndërsa, për vendimin e të akuzuarin për vrasjen e Almirit Boban Iliqit duhet të pritet disa ditë.

ASMIR ALISPAHIQ, AVOKATIT I FAMILJES ALIU

“Do duhet të caktohet vendimi menjëherë pas përfundimit të fjalëve përfundimtare për pjesën e veprës penale ‘Dhunë’, ndërsa për të akuzuarin Boban iliq, ka mundësi që në afat prej disa ditësh të caktohet vendimi. Unë shpresoj që ajo të ndodhë nesër, por mund të ndodh edhe pas disa ditësh”.

Ndërkaq, ditë më parë zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, u zotua se do ta kontrollojë në listën e ekspertëve të cilët janë evidentuar nga kjo ministri për ta kryer ekspertizën dhe më pas do të përgjigjet me shkrim. Por, edhe pse tashmë kanë kaluar disa ditë, ende nuk ka asnjë përgjigje prej tij. Emine Ismaili /SHENJA/