Reagon Myftiu i Tiranës Ylli Gurra për rastin e të vetëshpallurit “hoxhë” dhe ngacmimeve ndaj femrave (VIDEO)

Dua të sqaroj që të tillë persona abuzatorë ose abuzues nuk kanë lidhje aspak asnjëherë në asnjë vend me të qenurit hoxhë.

Falenderoj Emisionin STOP dhe dua të them se rasti ka qenë një degjenerim apo abuzim i mirëfilltë me besimtarët dhe qytetarët. Pra, nuk ka lidhje me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në shqipëri.

Unë bëj apel të mos bini pre e këtyre mashtrueve, abuzuesve të paskrupult të cilët për hir të 50 qindarkave denigrojnë figurën e cilido qoftë qytetari apo qytetareje i cili për arsye shëndetësore detyrohen të zënë dyert e këtyre vjedhësve të pafytyrë.

Fatmir Lloçi është një person që është vetëquajtur hoxhë e shërues, i cili e ushtron aktivitetin në banesën e tij në Tiranë. Nën petkun e atij që bën mirë në emër të “Zotit”, Fatmiri pretendon se shëron problemet shëndetësore, apo syrin e magjinë.

Në fund të “seancës”, femrat marrin edhe një nuskë në arabisht, që në fakt as arabisht nuk është, e as nuk ka ndonjë domethënie.