Ndonëse po zhvillohet një proces për normalizimin e raporteve, Serbia ka vazhduar të loboj kundër pavarësisë së Kosovës.

Agjencia e lajmeve INA mëson se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic i ka dërguar letra shumicës së Shteteve anëtare të OKB-së për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Një letër e tillë i është dërguar edhe kryeministrave të rajonit, Zoran Zaevit dhe çuditërisht edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sidomos letrën drejtuar Shqipërisë, e ka quajtur të turpshme, për faktin se Kosova dhe Shqipëria i përkasin një kombi dhe një historie të përbashkët.

Por nuk duhet të harrohet edhe faktin se mbi 30 për qind e popullsisë në Maqedoni dhe janë shqiptarë.