Shpallet konkursi për punësimin e 125 ushtarëve profesional në ARM

Ministria për Mbrojtje e Republikës së Maqedonsië në web-faqen e saj e publikoi konkursin për punësim të 125 ushtarëve profesional në ARM. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska kumtoi se janë planifikuar 375 punësime të reja të ushtarëve profesional të cilët duhet ta përforcojnë strukturën e ARM-së.

Ministria e Mbrojtjes publikoi sot në faqen e uebit të saj konkursin për punësimin e 125 ushtarëve profesionist në ARM. Në konkurs, sipas Ministrisë mund të konkurrojnë personat deri në moshën 25 vjecare, që kanë të kryer shkollën e mesme dhe që kanë përfunduar vullnetarisht shërbimin ushtarak. Më poshtë gjeni publikimin e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes.

K O N K U R S P U B L I K
1. Për pranimin e 125 (njëqind e njëzet e pesë) ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë për kohë të caktuar me kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetëve.
2. Kandidatët për pranim si ushtarë profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë nga pika 1 e këtij konkursi duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
Kushtet e përgjithshme:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
– të jenë në moshë madhore, dhe
– të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike.
Kushtet e veçanta:
– të kenë mbaruar arsimin e mesëm;
– të kenë kryer shërbimin vullnetar ushtarak dhe
– të mos jenë më të moshuar se 25 vjeç në ditën e mbarimit të shpalljes së konkursit për pranim të ushtarëve profesional.

  1. Kandidatët të cilat kanë sigurim shëndetësor dhe do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga doktori amë për për patje aftësi të përgjithshme të mirë shëndetësore bashkë me fletëparaqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në ARM, nuk do të duhet t’u nënshtrohen kontroleve për aftësi të përgjithshme shëndetësore.
    Personat të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor dhe si rrjedhojë nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vërtetim nga mjeku amë pëer aftësinë e përgjithshme shëndetësore bashkë me paraqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në ARM, do të dërgohen për kontrolle të aftësive të pëgjithshme shëndetësore në Institutin për fiziologji në Qendrën Klinike – Shkup.
  2. Gjatë procedurës së përzgjedhjes, kontrolli i aftësive fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në ARM do të realizohet nga komisione të veçanta të formuara nga ministrja e mbrojtjes. Kandidatët do t’u do t’ju nënshtrohen kontrolleve për testimin e gatishëmërisë fizike sipas Rregullores për mënyrën e ruajtjes dhe kontrollit të aftësive fizike për personelin ushtarak aktiv në shërbim në ARM (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 170/16).
  3. Gjatë punësimit do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i qytetarëve të cilët u përkasin bashkësive të ndryshme etnike duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe kompetenca.
  4. Orari i punës është nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
  5. Rroga mujore është nga 18.000,00 den deri në 22.000,00 denarë.
  6. Me kandidatët e përzgjedhur do të lidhet kontratë pune për kohë të caktuar me kohëzgjatje të kontratës në afat prej tre vjetësh, me mundësi për vazhdim të kontratës për disa herë, më gjatë deri në mbushjen moshën 45 vjeçare.
  7. Konkursi publik për pranimin e ushtarëve profesional do të zgjatë 15 ditë nga dita e shpalljes në së paku 2 gazeta ditore, edhe atë në një në gjuhën maqedonishte dhe një në gjuhën që e flasin mbi 20 % nga qytetarët të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonishte, si dhe në internet faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
  8. Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin public mund të aplikojnë nëpërmjet postës elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes javenoglaspfv@morm.gov.mk duke plotësuar formularin Aplikacionin për Kandidatët për Ushtarë Profesional për Shërbim në ARM.  Aplikacionin mund ta merrni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes www.morm.gov.mk
    Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin public mund të aplikojnë edhe në Njësitë e Mbojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes në ose afër vendbanimit të tyre .
  9. Gjatë aplikimit në konkursin publik, kandidatët duhet të dorëzojnë doklumentet dhe të dhënat si në vijim:
    – Aplikacionin për Kandidatët për Ushtarë Profesional për Shërbim në ARM (Fletëparaqitjen mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Njësitë e Mbrojtjes )
    – pyetësor i plotësuar me shkrim dhe deklaratë mbi përgjegjësinë morale, materiale dhe penale për vërtetësine e të dhënave (formularin mund ta gjeni në ueb faqen e Ministrisë dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
    – Vërtetim për kryerjen e shërbimit vullnetar ushtarak në ARM (Vërtetimi merret në Njësinë e Mbrojtjes);
    – Fotokopje të një dokumenti për identifikim personal (letër njoftim ose pasaportë);
    – Diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (original ose kopje të noterizuar);
    – Vërtetim të lëshuar nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për personat të ciët kanë sigurim shëndetësor, dhe këtë të dhënë janë të detyruar ta theksojnë në aplikacionin për aplikim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në ARM.
    – vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kandidatit.
  10. Dokumentet e pa kompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.
  11. Kandidatët për ushtarë profesional të cilët me sukses do të kalojnë të gjitha kontrollet e parashikuara në faza, sipas Rregullores për Mënyrën e kryerjes së Procedurës për Pranim të Oficerëve, gjegjësisht nënoficerëve, ushtarëve profesional dhe personelit civil në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e republikës së Maqedonisë” nr. 57/18) edhe atë
    – Kontroll i të dhënave të cilat kandidatët i kanë dorëzuar si të vërteta,
    – Kontroll të aftësisë fizike,
    – Kontroll të aftësisë shëndetësore
    Vendosen në listën për përzgjedhje dhe pranim të ushtarëve profesional për shërbim në ARM .
  12. Kandidatët për ushtarë profesional të cilët do të pranohen për shërbim në ARM dhe do të ftohen në Ministrinë e Mbrojtjes për të nënshkruar kontratën e punës duhet të sjellin me vete dokumentet në vijim:
    – diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (origjinal ose kopje të noterizuar);
    – certifikatë shtetësie;
    – certifikatë të lindjes;
    – vërtetim se nuk i është lëshuar masë sigurie ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më të vjetër se 6 muaj);
    – letër njoftim me afat dhe 2 (dy) fotokopje të letërnjoftimi ku duhet shënuar komuna ku jeton me adresën e banimit;
    – llogari transaksioni;
    – nëse kandidati ka qenë i punësuar të dorëzojë listën e dorëheqjes me datë të përmbyllur në kompaninë ku ka qenë i punësuar (formulary М-2), ose vërtetim se nuk është i punësuar të lëshuar në agjencioni për punësim.
  13. Kanditatët që nuk do të përzgjedhen pas shpalljes publike dhe nuk do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes si ushtarë profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, dokumentet e tyre do t’i marrin me njoftim me letër nëpërmjet njësisë rajonale të Mbrojtjes në rajonin ku edhe janë dorëzuar.
    REPUBLIKA E MAQEDONISË
    MINISTRIA E MBROJTJES