SITUATË DRAMATIKE NË OHËR DHE STRUGË, FRIKË NGA VËRSHIMET (VIDEO)

Banorët e Ohrit kanë frikë sonte nga vërshimet e mëdha. Siç lajmërojnë mediat lokale, era mesatare që frynte në mesditë, gjatë këtyre orëve është përforcuar.
Uji përsëri është futur në objektet hotilerike dhe në rrugët e qytetit. Situata e njejt po thuajse është dhe në Strugë.
Sipas informacioneve rruga e vjetër Ohër-Strugë në afërsi të aeroportit është mbushur me ujë dhe mbeturina të cilat i kanë hedhur valët e mëdha të liqenit.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kanë thënë se era e fortë dhe shiu që pritet të bie në Ohër dhe Strugë mund të sjellë deri tek vërshimet.
“Reshjet e paralajmëruara do të shkaktojnë rritje të rrjedhës së ujit të lumit Drini i Zi, posaçërisht në pendën ‘Globoçica’. Sasia e rritur e ujit do të shkaktoj rritje të nivelit të lumit Drin”, thuhet në komunikatën e QMK-së. /SHENJA/