Sulm fizik ndaj një shoferi të autobusit në Shkup

Dje në ora 18:20 në hyrje të fshatit Studeniçan të Shkupit, pas një mosmarrëveshje në komunikacion ndërmjet shoferit të autobusit numër 67, A.D.(36) nga Shkupi dhe persona të panjohur me veturë “Passat” me targa të Shkupit, personat në fjalë e kanë kërcënuar personin A.D.

Rreth orës 18:55, kur autobusi ka lëvizur nga Zelenikova drejt Qendrës së transportit, nga veturat “Skoda Felicia” dhe një veturë e paidentifikuar kanë dalë më shumë persona dhe me dhunë e kanë hapur derën e autobusit dhe e kanë sulmuar shoferin.

A.D. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore pas lëndimeve të mara.

Dy nga sulmuesit, E.F.(25) dhe A.G.(24) nga Zelenikova, janë kapur dhe janë dërguar në Stacionin polcor – Draçevë. Policia ndërmerr masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.