Thaçi dhe Mijallkov nesër bashkë para drejtësisë

Nesër fillon gjykimi për Menduh Thaçin, Sasho Mijallkovin dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski në lëndën e Prokurorisë speciale publike “Titanik 2”.

Lëndën do ta gjykoj gjykatësi Ognen Stavrev, i cili gjykon edhe rastet TNT dhe Monstra. Të gjithë të akuzuarit në Titanik 2 përveç Mijallkovit, do të përgjigjen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa Mijallkov do të përgjigjet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. /koha.mk/