“Vdekje klinike” për TV NOVA të Sead Koçanit

Me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 2 është hapur procedurë parafalimentuese për televizionin NOVA të sipërmarrësit Sead Koçan. Procedura për parafalimentim, siç njofton BIRN, është hapur me kërkesë të operatorit kabllor “Telekabel” për shkak se nuk ka qenë i paguar transmetimi, përcjell Fakte.

Televizioni NOVA tashmë një kohë të gjatë është përballur me probleme financiare, kurse të punësuarit nuk kanë marrë paga që nga tetori i vitit 2017.

Problemet në televizion kanë nisur që kur Prokuroria Speciale Publike ka ngritur akuzë kundër Sead Koçanit për rastin “Trust”.

Televizioni NOVA u hap më vitin 2015 dhe ishte e furnizuar me aparaturën më moderne. Hapja e saj ishte e paralajmërua në mënyrë madhështore, me reklama të vendosura në tërë qytetin e Shkupit. Pas hapjes, ishte i vetmi televizion që bënte transmetim të drejtpërdrejt në kohën e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe incizonte me dron.