Halim Zogaj 75 vjeçar nga Lipjani, po thotë se dikur ka marrë ftesë që ta gëzojë statusin e veteranit për të cilin edhe ka kontribuar gjatë luftës në Kosovë, por që e ka refuzuar.

E kjo pasi Zogaj mendon se pjesëmarrja në luftë ishte nga vullneti, e jo për të përfituar.

Zogaj i cili ishte pjesë e luftës në rajonin e Malishevës, thotë se pjesëmarrjen e tij në luftën krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i’a kishteborxh vendit.

Zogaj thotë se më meritori për lirinë e vendit është populli, i cili edhe pse jo me pushkë, në shumë forma tjera dha shumë kontribut për ta çliruar atdheun.

Madje thotë se UÇK-ja e kishte më të lehtë punën, se sa ata që ishin të paarmatosur.

Por Zogaj, nuk e la pa e përmendur edhe elitën politike, madje ai në fund pati edhe një porosi për ta.

E si Zogaj, nuk po mendojnë shumë veteranë të cilët gjenden në listat e veteranëve të UÇK-së, e të cilët vazhdojnë të marrin benificione nga shteti.