Xhengisi nga Maqedonia me HIV/AIDS dënohet me 6 vite burg, përdhunoi plakën gjermane

Xhengis D. (29), verën e kaluar kishte përdhunuar një plakë gjermane disa herë. I diagnostifikuar me HIV-pozitiv, ai tashmë është dënuar me burg.

Për shkak të përdhunimit të shimëfishtë të një plake gjermane në Hamburg, një shtetas i Maqedonisë i diagnostifikuar me HIV-pozitiv, do të vuajë dënim me burg për gjashtë muaj.
„Se sulmues ka qenë i pandehuri, dëshmojnë shumë indikacione të patundshme“, ka pohuar të martën kryetari i trupit gjykues. Përpos dëshmive të tjera, hetuesit në banesën e plakës 82-vjeçare gjermane kanë gjetur edhe celularin e të pandehurit, i cili pas kryerjes së veprës i kishte rënë nga pantallonat.

Gjykata rajonale e Hamburgut e ka shpallur fajtor shtetasin 29-vjeçar maqedonas, për veprat penale „përdhunim të rëndë, shkaktim të lëndimeve trupore dhe plaçkitje“.

Sipas dëshmive të Gjykatës,mëngjesin e 08 korrikut të vitit të kaluar, i pandehuri kishte hyrë në banesën e plakës përmes ballkonit të banesës, shkruan „Der Westen“, përcjellë Shtegu.com. Gjatë orëve në vijim, ai e kishte përdhunuar brutalisht pesë herë dhe ka bërë një tjetër tentativë për përdhunim. Para se të arratisej, ai ia kishte plaçkitur edhe njëqind euro.
Plaka 82-vjeçare gjermane ka pësuar lëndime të rënda të shumëfishta, është dashur tu nënshtrohet masave parandaluese nga infektimi i mundshëm i HIV dhe sot e kësaj dite ajo vuan nga pasojat e përdhunimit.
Prokuroria për sulmuesin në lagjen Wilhelmsburg të Hamburgut ka kërkuar gjashtë vite e dhjetë muaj burg, ndërsa pala mbrojtëse katër apo pesë vite.