Zaev apel Ivanovit: Nënshkruaje ligjin e gjuhëve!

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot edhe një herë ka bërë apel deri tek Presidenti i vendit Gjorge Ivanov të nënshkruajë ligjin e gjuhëve, shkruan Fakte. Ai ka thënë se nuk është mirë që me anë të vetos të pengohet demokracia funksionale.

Zaev ka thënë se ka provuar t’i spjegojë Ivanovit se nuk duhet me të ashtuquajturën “veto të xhepit” të bllokojë punën e Kuvendit dhe të ndal çdo ligj që atij nuk i pëlqen. “Gjykata kushtetuese është ajo që tregon nëse diçka është apo jo kundërshtim me kushtetutën”- ka shtuar Zaev./fakte.net