Zaev: Nuk mundet për rroga prej 10.000 denarësh dhe 10.000 eurosh të paguhet tatim i njëjtë

Nuk duhet të frikësohemi nga asnjë reformë e cila do të sillet përmes debatit. Tatimi personal i të ardhurave është program qeveritar, ndërsa kjo nënkupton që do të implementohet, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me tatimin e paralajmëruar progresiv.

Qeveria, theksoi Zaev, dëshiron shoqëri korrekte dhe të drejtë. Nuk mundet dikush që ka rrogë 10.000 denarë të paguan tatim të njëjtë me dikë që merr 10.000 euro.

“Ne nuk jemi implementues të verbër të diçkaje që e kemi premtuar dhe na qëndron në ndonjë dokument. Qëllimi është që të arrihen efekte dhe benifite për të. Për këtë shkak, përmes debatit do ta caktojmë kufirin e shkallës tjetër e cila do të sillet”, tha Zaev.

Në debat, theksoi, duhet të përfshihen shoqëria e biznesit, të rinjtë, shoqatat e konsumatorëve,..

“Nuk i përshpejtojmë punët. Hapim debat i cili duhet të çojë në zgjidhje sa më të drejtë. Të lejojmë njerëzit të sqarohen, institucionet të sjellin argumente. Ne jemi majtistë dhe besojmë në tatim të drejtë”, nënvizoi kryeministri.