Zaev tregon pse po bëhet zgjerimi i shumicës parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se qëllimi kryesor i rikonstruimit të Qeverisë është rritja e shumicës parlamentare.

“Nëse asgjë nuk është përmirësuar, nuk do të thotë se do të falënderohemi tërësisht, pro do ti vendosin ën pozicione tjera ku do të vlerësojmë se ndoshta më mirë do të mund tu përgjigjen kërkesave tonë. Çdoherë do të bazohemi në kapacitetin, ekspertizën e personit dhe përshtypjen që e krijon në opinion”, ka deklaruar Zaev. Zaev po ashtu ka thënë se nuk është i saktë informacione se janë duke biseduar me BDI-në, për shkëmbimin e Ministrisë së Drejtësisë me atë se Arsimit.“Një pjesë e rikonstruimit donë të thotë plotësimin e pozicioneve, ndërsa një pjesë edhe ndryshim. Pres që deri në fund të prillit Kuvendi t’i përkrah vendimet tona”, ka shtuar Zaev.

Duke folur për rikthimin e opozitës në Kuvend, Zaev tha se është i kënaqur ngase kjo është mirë për qytetarët, shtetin, vetë opozitën por edhe për Qeverinë.