Zbulohen detajet se si Agim Nuhiu në ngjarjen e përgjakshme të 27 prillit është përplasur fizikisht me Çavkovin!

Lidhur me ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe në prag të 1 vjetorit të kësaj ngjarje e cila tundi themelet e tempullit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Zhurnal ekskluzivisht ju sjell një rrëfim të një ngjarje që ka ndodhur atë natë në Ministrin e Punëve të Bredshme (MPB), mindis ministrit të atëhershëm teknik Agim Nuhiu dhe shefit të shërbimit sekret Mitko Çavkov.

Edhe pse ministri i atehërëshëm i MPB-së, Agim Nuhiu, tanimë zv/ministër ka qenë në shtëpinë e tij në Tetovë pas një ditë të lodhëshme punë, ai është dashur të kthehet menjëherë në Shkup, por sa është informuar për ndodhit që po ndodhin në Parlamentin e Maqedonisë.

Edhe pse ai ka tentuar disa herë që të vë kontakt me shefin e shërbimit sekret të Maqedonisë, Mitko Çavkov i cili ka qenë i caktuar edhe si shef i shtabit operativ nuk ka arritur të kordinohet edhe i është dashur q gjithë situatën ta menaxhojë vetë dhe ta sjell në normalitet.

Nuhiu, natën e 27 Prillit nuk ka mundur të lidhet me telefon me Çavkovin dhe kështu i është dashur që me të të komunikon me anë të sms porosive, kur NUhiu e ka pyetur se si është situata dhe se a është angazhuar edhe njësiti special i MPB-së për të qetësuar situatën, ai i ka thënë se gjithçka është në rregull, ndërsa kur e ka pyetur se ku ndodhet ai nuk i ka kthyer sms porosinë dhe kështu që Nuhiu është dashur që personalisht të drejtohet deri tek shtabi operativ, ku nuk e ka gjetur Çavkovin por vetëm se 3 punonjës policie të cilët nuk i ka njohur me emra por vetëm se si figura. Ai i ka pyetur nëse i angazhuar edhe njësiti special për intevenime të shpejta por përgjigjeja që ka marrë ka qenë befasuese. I revultuar nga kjo, Nuhiu përsëri i ka shkruar Çavkovit dhe i ka thënë se duhet të intervenohet me më shumë polic, pasi që kemi deputet që luftojnë me jetën e ndoshta janë edhe të vdekur, kemi njerëz të revoltuar që mund të kundërpërgjigjen, madje në fund i ka shkruar se mund të intervenojnë edhe ish-luftëtar të njësisteve speciale të ish-UÇK-së, nëse nuk intervenon policia.

Pas kësaj sms porosie Çavkovi i pakapshëm menjëherë ka ardhur në Shtabin Operativ të MPB-së dhe se këtu ka pasur një ballafaqim madje edhe fizik me ministrin Nuhiu, ku është intervenuar edhe nga sigurimi i dy prodagonistëve të përleshur. Nga këtu Nuhiu i ka bërë me dije Çavkovit se po jep urdhër si ministër që të intervenohet dhe me këtë të vihet ligji në zbatim.

Pas kësaj është intervenuar nga njësiti special për intervenime të shpejt i policisë. Por Zhurnal mëson se pas këtij urdhëri të Nuhiut, ish-shefi i shërbimit sekret Çavkov është larguar nga ndërtesa e Ministrisë së Bredshme, ndërsa Nuhiu deri në orët e mëngjesit ka vënë situatën në kontroll.

Pra për gjatë gjithë kohës sa Nuhiu ka tentuar të gjejë zgjidhje dhe neglizhencën që ka pasur nga Çavkovi dhe strktura tjera të MPB-së të afërta me ish-regjimin, situata ka eskluar dhe fal intervenimit të shpejt të Agim Nuhiut është reaguar në kohë para se e gjithë situata të merrte përmasa më të mdha dhe të realizoheshin skenaret e qareve të caktuara të cilët e inskenuan por nuk e realizuan të gjithë planin e paraparë.