Zbulohet një parti që i bashkohet Qeverisë, Zaevi: E kemi të kryer

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në rrjedh janë bisedimet me Partin Demokratike Turke (PDT) për zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe shpreson se deri të martën këto bisedime do të rrumbullakohen.

“Kjo parti veçmë po jep mbështetje për zgjidhjet ligjore dhe bashkëpunimi nuk është I kushtëzuar me poste, por duhet të rrumbullakohet. Mendoj për takim edhe me Lëvizjen BESA dhe atë me të dyja grupet, shpresoj se do të gjejnë diçka që do t’i bashkoj në një, sepse shoh se deputetët bashkëpunojnë mes vete. Më pas do të diskutohet edhe me deputetët e tjerë opozitarë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.