Rikthehet “zogu ma i mir’ pi krejtve”! Tuna i tregon format trupore gjithë skeptikëve që e ofenduan pas lindjes së djalit

Thoni çtë doni, edhe pasi është bërë mami, Tuna do të mbetet gjithnjë “zogu ma i mir’ pi krejtve” (siç ajo e thoshte vetë në hitin e verës para disa vitesh).

Duket se Tuna do t’i rikthehet më në fund këngës sepse performanca e saj e fundit ka qenë në dhjetor të 2015, (shtatzënë asokohe) ku me këngën “Duam” nga kompozitori Flori Mumajesi korri mjaft sukses.

Në disa foto që ajo ka postuar së fundmi në Instagram duket se po xhiron një klip të ri dhe shfaqet mjaft seksi. Gjithashtu Tuna duket se ka arritur forma shumë të mira turpore pasi disa muaj pas lindjes së djalit pati mjaft komente ofenduese në rrjet lidhur me peshën e saj. Siç duket, kjo ka qenë mënyra më e mirë e Tunës për t’i mbyllur gojën të gjithve. /Blitz.al/