Gjarpri i madh tmerron banorët e Tetovës (FOTO)

Një gjarpër gati 2 metra sot është mbytur nga banorët në afërsi të varrezave të qytetit të Tetovës.

Denoncuesja që ka dërguar edhe fotografitë në redaksinë e Tetova1, thotë se ky është gjapri i dytë që është parë në këtë zonë të qytetit.

“Ky është gjarpri i dytë që e kemi mbytur tek varrezat e qytetit, dhe ju lutemi ta shpërndani që të merren masa”, thekson denoncuesja.