Monitor.mk

Mijallkov dhe Çavkov komanduan me aksionin në Kumanovë

Mijallkov dhe Çavkov komanduan me aksionin në Kumanovë
April 15
16:50 2017

Sot janë mbushur dy muaj nga ngjarja e 9 majit në Kumanovë. Tek partitë shqiptare ka mbizotëruar heshtja dhe se nuk ka pasur asnjë prononcim për këtë ngjarje, apo për të rikujtuar ate duke kërkuar fillimin e hetimeve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Por dy muaj pas kësaj ngjarje banorët po vuajnë pasojat dhe akoma nuk ka konkrete sa i përket konkretizimit të aktiviteteve për ndërtimin e shtëpive. Lidhur me këtë ngjarje, sot para mediave ka dalur Maksim Dimitrievski nga Kumanova, i cili është kryetar i Komisionit të Mbrojtjes nga Lidhja Social Demokratike Maqedonase.

“Sot u mbushën dy muaj nga konflikti dy ditor në Kumanovë, ku humbën jetën 8 policë, dhe shumë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë, apo edhe 115 mijë kumanovarë të traumatizuar. Edhe pas dy muajve nuk ka asnjë përgjigje nga personat më të thirrur, si Gruevski dhe pushteti i tij, i cili nuk dihet se përse dhe për çfarë qëllimi tentuan të destabilizonin Maqedoninë”, deklaroi Dimitrievski. Ai veç tjerash pyeti se kush lejoi futjen e këtij grupi në zemër të Kumanovës apo pse pushteti nuk parandaloi hyrjen e këtij grupi të hyjnë në maqedoni.

“Kë po mbron Prokuroria Publike edhe pas dy muajve të incidentit, pse po heshtet për rastin ?, Pse nuk mori përgjegjësi askush nga shtabi komandues i MPB-së ?. Mitko Çavkov ish-drejtori i Sigurimit Publik dhe sot ministër i brendshëm dhe ish-shefi i Shërbimit Sekret DSK, Sasho Mijallkov janë dy njerëzit që komanduan me operacionin katastrofal. Çavkov me këtë operacion a u shpërblye me postin e ministrit të brendshëm, në vend që ai të jepte përgjegjësi me strukturat e tjera të sigurisë që udhëhiqeshin nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Kemi informacione se edhe persona të tjerë që në vend të dhënies së llogarisë, janë shpërblyer”, theksoi Dimitrievski.

Ai shtoi se MPB duhet të tregon se sipas cilëve kritere ndaiu shpërblimet për persona në МВР që aspak nuk ishin përfshirë në aktivitetet apo aksionin e drejtpërdrejt në Kumanovë. Sipas tij, kjo ngjarja nuk do të lejohet që të harrohet apo anashkalohet. LSDM apelon që të gjithë qytetarët që kanë informacione për rastin e Kumanovës të informojnë organet e larta të kësaj partie dhe të dal në shesh e vërteta.

“Do të bëjmë gjithçka për të zbardhur këtë incident makabër, që sipas disa indikacioneve kishte për qëllim që të defokusojë opinionin nga kriza aktuale politike në vend”, theksoi përfaqësuesi i LSDM-së, që është edhe kryetar i këshillit komunal të Kumanovës.

Related Articles