Grubi: Incidenti në Çair nuk ka asnjë lidhje me BDI-në

Sekretari i BDI-së Artan Grubi në emisionin debativ ClickPlus është deklaruar edhe në lidhje me incidentin e armatosur në Çair ku ngeli i plagosur Drejtori i Gjinekologjisë Valon Bela.Ai ka thënë se ky incident nuk ka të bëjë aspak me BDI-në dhe njëherit ka bërë thirrje tek organet e rendit ta zbardhin të njejtin.

”BDI dënon ashpër këtë incident dhe ftojmë organet e rendit ta zbardhin të njejtin sa më shpejtë”- ka deklaruar Grubi.

Posted on

Kosova dhe Turqia po lidhen edhe ushtarakisht (LIVE)

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, bëhet fjalë për një donacion që i dedikohet Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Kosova Post.

Kjo video është transmetuar nga Kosova Post.

Ju lutem ndiqni videon më poshtë për të kuptuar më shumë rreth këtij bashkëpunimi ushtarak mes dy qeverive, asaj të Turqisë dhe Kosovës.

Posted on

Përçarje të thella në BDI: Pritet kalimi i Hazbi Likës te Aleanca për Shqiptarët?!

Vetëm kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe ish deputeti dhe nënkryetari i partisë, Rafiz Haliti kanë reaguar ndaj ndërrimit të Hazbi Likës nga posti i sekretarit organizativ në BDI.

Zgjedhja e Atilla Rexhepit për sekretar të përgjithshëm dhe të Artan Grubit për sekretar organizativ në BDI ka shkaktuar turbulenca te bashkëpartiakët. Rexhepi vjen në vend të Abdilaqim Ademit tashmë të ndjerë, kurse Grubi në pozicionin e Likës.

Almakos nga burime të sigurta brenda BDI-së ka mësuar që edhe pse në opinion u shpërfaq gjoja se këto ndryshime kanë kaluar pa probleme, në mbledhjen e kryesisë ka patur tensione të mëdha në diskutimet e kësaj partie për hapërimet e mëtejme të saj, sidomos pas këtyre rokadave brenda partiake.

Megjithëkëtë duket se Lika nuk po rrin duarkryq. Informatat e Almakos flasin se Aleanca për Shqiptarët tashmë ka rënë në kontakt me Likën dhe se bisedimet deri më tani kanë shkuar shumë mirë për një bashkëpunim të mundshëm eventual, madje disa burime në BDI shtojnë se Hazbi Lika është shumë pranë kalimit të tij në partinë e Ziadin Selës.

Nuk dihet se sa persona të tjerë mund të tërheq nga BDI-ja me vete Lika, por një gjë është e sigurtë: Ali Ahmetit po i dalin punët nga kontrolli.

Ndryshe, Lika pas largimit nga posti i sekretarit organizativ është çështje kohe kur ai do të largohet edhe nga posti i zëvendës kryeministrit./Almakos

Posted on

Dy jetimëve pa babë e nanë, Halil Kastrati e Capital T i bënë me shtëpi (Video)

Dy jetimëve pa babë e nanë, Halil Kastrati e Capital T i bënë me shtëpi

Shumë familjeve këtë vit ua kthej buzëqeshjen e ngrohtësinë familjare.

Atë që politika dhe shteti s’e bëri dot, ishte një njeri i vetëm që falë punës dhe miqve të tij, u erdhi në ndihmë qindra qytetarëve që askush nuk u trokiti në derë, veç skamjes e varfërisë, shkruan Indeksonline.

Është ky Halil Kastrati, i cili në prag të festave të fundvitit, po vazhdon me nismën e tij humanitare.

Ai sot bashkë me mikun e tij, reperin Capital T ka bërë dy jetimë me shtëpi.

Me këto pamje emocionuese ai tregon gëzimin e dy jetimëve, tekssa ka shkruar:

Ehhh jeta, shume prekese

Pa babe e pa nene

E gezofshi shtepine e re

Fatlumi dhe Albiona nga fshati Tashince e Shtimes u bene me shtepi te re

Listat e donatoreve i gjeni te publikuara ne fotografit e ketij postimi

Video me plote emocione del sonte ketu ne faqen zyrtare te shoqates sone dhe ne kanalin e youtube “ Jetimat e Ballkanit “

Keta dy jetim shtepine e gezofshin

Bamires Zoti ju shperblefte

Posted on

Wesley Clark prë tërheqjen e Trump nga Sirisa: ‘A e shantazhoi Erdogan presidentin Trump?

Wesley Clark të hënën ka ngritur pyetjen nëse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shantazojë Presidentin Trump në vendimin e tij për të hequr trupat amerikane nga Siria.

“Nuk duket të ketë ndonjë arsyetim strategjik për vendimin. Dhe nëse nuk ka arsyetim strategjik për vendimin, atëherë duhet të pyesni: pse u mor vendimi?” tha gjenerali i ushtrisë amerikane në pension dhe ish-komandanti i NATO-s për CNN.

“Njerëzit anembanë botës po e kërkojnë këtë dhe disa nga miqtë tanë dhe aleatët tanë në Lindjen e Mesme po kërkojnë, Erdogan shantazhoi presidentin, a kishte ndonjë fitim apo diçka? rekomandimet ishin kundër tij “, shtoi ai.

Ish komandanti suprem i aleancës i NATO-s Gjenerali Clark : “Jam shumë i shqetësuar” për tërheqjen e SHBA nga Siria sepse “nuk duket të ketë ndonjë arsye strategjike për vendimin”.

Posted on

Ku janë çmimet më të lira në Maqedoni apo në Gjermani? Analiza e Dojçe Veles do të ju lë pa fjalë!

Dojçe Vele në gjuhën maqedonase ka bë një analizë krahasuese mes çmimeve të produkteve elementare në Maqedoni dhe në Gjermani. Konstatimi i analizës është se produktet në Maqedoni jo vetëm që nuk janë më të lira, por kan çmim të njëjtë, e në të shumtën e rasteve janë më të shtrenjta se në Gjermani, transmeton Gazeta Lajm.

Në vazhdim ju sjellim çmimet krahasuese të disa produkteve që i ka analizuar Dojçe Vele:

Një litër nga vaji më i lirë i lulediellit për gatim në Gjermani kushton rreth 1 euro (60 denarë), kurse në Maqedoni kushton 65 denarë.
Një litër qumësht lope me yndyrshmëri 3.2 për qind në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët 38 denarë, kurse çmimi mesatar sillet rreth 45 denar për një litër. Në Gjermani qumështi më i lirë fillon nga çmimi 55 centë (33 denarë), kurse qumështi më i shtrenjtë “Alpik” është 1 euro.
Kaçkavalli i llojit Gauda dhe Edamer në Maqedoni kushton 350 deri 370 denarë për një kilogram. Në Gjermani, Gauda kushton 5 euro (300 denarë), kurse Ementaler 5.4 euro (330 denarë).

Krypa në Gjermani kushton rreth 1.38 euro për kilogram (85 denarë), kurse në Maqedoni 28 denarë. një kilogram sheqer në Gjermani kushton rreth 0.69 centë (42 denarë), kurse më të lirin që e gjetëm në supermarket në Maqedoni ishte 38 denarë .

Orizi shtëpiak i kosit të dytë në Maqedoni për 900 gramë kushton 46 denarë. në Gjermani, orizi i klasit të parë kushton 0.80 euro (48 denarë) për kilogram. Mielli më i lirë Tip 400 në Maqedoni mund të gjendet me 24 denarë për kilogram. I njëjti në Gjermani kushto 30 centë (18 denarë).

Tablo me 6 vezë në Maqedoni kushton 50 denarë, kurse në Gjermani 1 euro (60 0denarë).
Domatet në Maqedoni kushtojnë 80 deri 120 denarë një kilogram, kurse në Gjermani 2,50 euro (150 denarë). Kastravecët kushtojnë 192 denarë për kilogram në Maqedoni, kurse në Gjermani 0,70 euro (42 denarë) kushton një copë me peshë mesatare 250 deri 300 gram (1 kilogram rreth 140 denarë). Një kilogram speca në Gjermani kushton 2.50 euro (150 denarë), kurse në Maqedoni 125 denarë.
Dallimet janë të mëdha edhe sa i përket çmimeve të shamponëve në të dy vendet edhe pse shiten në të njëjtin market. Shamponi “Panten Pro-V” prej 200 mililitrave në Maqedoni kushton 208 denarë, kurse në Gjermani 1.45 euro, respektivisht 90 denarë.

Posted on

S’ka më ndarje!

“Qëllimi jonë është t’i kujtojmë, por të mos lejojmë që asnjëherë të përsëriten skenat ndarjes dhe shkaktimit të konflikteve të cilat njerëzit i ndajnë në “tonët dhe tuajit”. Le të mbeten vetëm kujtime dhe të mos përsëriten asnjëherë”.

Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, në ditën e hapur me iniciativë të organizatave qytetare me temë: “Konsultimet për përpunimin e strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmi në Maqedoni”, që u mbajt në hapësirat e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se toleranca është kushti më i rëndësishëm për marrëdhëniet demokratike mes grupeve me dallime, si dhe siç tha është pikë e fillimit për vendosjen fund të mosdurimit dhe urrejtjes.

Ai shtoi se në vend të urrejtjes duhet të ketë komunikim, në mënyrë që të tejkalohen keqkuptimet dhe të ketë mirëkuptim.

“Një nga misionet e strategjisë është ta çmojmë vizionin e vendit tonë si shtet i maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, vllehve, boshnjakëve dhe gjitha bashkësive tjera etnike”, tha Zaev.

Përveç Zoran Zaevit, në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Posted on

Rikonstruimi i qeverisë, a do ketë rokada mes LSDM-së dhe BDI-së?

Partnerët e koalicionit qeveritar pranojnë se ka bisedime të ndërmjetëme për ndryshime të mundshme të disa prej emrave të ministrave të kabinetit ekzekutiv. Nga LSDM-ja shtojnë se nuk ka pasur takime posaçërisht për këtë temë, por, megjithatë, janë diskutuar disa opsione. Deri tani, asnjëra nga partitë nuk konfirmon emra konkret të ministrave që mund të ndërrohen ose të bëhen shkëmbime mes dikastereve, raporton Alsat-M.

Gjatë muajve të fundit në opinion janë lakuar disa nga emrat që janë më afër largimit. Siç është përfolur disa herë joyzrtarisht, BDI-ja kërkon alternativa për zëvendësimin e zv.kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. Për punën e Likës, vetë kryeministri Zoran Zaev kishte deklaruar publikisht se nuk është i kënaqur. Kurse LSDM-ja është shprehur e pakënaqur me ngecjen dhe shfuqizimin e reformave në Arsim dhe kërkon të kthejë përsëri Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nuk dihet nëse kjo do të nënkuptojë shkëmbimin e sërishën të dikasterit të Arsimit dhe atij të Drejtësisë,
institucione që gjithmonë janë ndarë mes partnerëve të koalicionit.

Nga ana tjetër, jozyrtarisht, pritet të largohet edhe ministri pa resor Adnan Qahil, nga Partia për Lëvizjen e Turqëve i cili kohë më parë u shkarkua nga partia e tij për shkak të pretendimeve për korrupsion. Pas tij, për largim përflitet edhe emri i ministrit pa resor Aksel Ahmedovski, nga partia për Emancipim të Plotë të Romëve. Që do të ketë ndryshime në kabinet, tashmë e ka konfirmuar edhe kryeministri Zaev.

“As unë dhe as qytetarët nuk do të na kuptojnë nëse nuk i realizojmë programet,
buxhetin, veçanërisht zhvillimin kapital të Maqedonisë sepse të gjithë jemi të përkohshëm këtu dhe duhet patjetër të mbajmë përgjegjësi”- tha Zoran Zaev, kryeministër. Rikonstruim s’do të ketë por ndryshim të ministrave do të ketë? “Me siguri, po.”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër. Sipas zyrtarëve të pushtetit, partitë pritet të ulen dhe të diskutojnë për zëvendësim të kuadrove, pas ndryshimeve kushtetuese./Alsat-M

Posted on

Drejtori i kompanisë amerikane gëzon 200 punëtorët për festat e fundvitit, ndanë bonuse në vlerë prej 4 milionë dollarë

Lee Schoenherr, drejtori i përgjithshëm i një kompanie private në Michigan të SHBA-ve, ka vendosur që 2oo punonjësit e tij t’i gëzojë me bonuse në vlerë prej 4 milionë dollarë.

Kjo do të thotë se vlera e secilit bonus mund të kushtojë nga 20 deri në 60 mijë dollarë për një punëtor.

Bëhet fjalë për një fabrikë që merret me prodhimin e sapunëve dhe detergjenteve që shiten në një zinxhir të markeve në SHBA si dhe nëpërmjet Amazon, ndërsa janë të specializuar edhe në dekorimin me lule.

Kompania “Flora Craft” është themeluar në vitin 1946, kurse drejtori aktual dhe njëherit edhe pronari Lee Schoenherr e udhëheq që nga viti 1973.

Vendimin për të shpërndarë bonuse për punonjësit, e ka bërë publik më 14 dhjetor gjatë një darke me punëtorët e kompanisë së tij. Me të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, punëtorët filluan të duartrokasin, kurse disa madje nuk kanë mundur t’i ndalin lotët nga gëzimi.

“Është diçka që për vite ka ëndërruar ta bëjë. Në shkurt të këtij viti i ka thënë bordit të drejtorëve: Mendoj që këtë vit duhet të mendojmë si ta realizojmë këtë. Kemi kaluar një kohë të gjatë duke e menduar këtë”, ka deklaruar Eric Ervin njëri nga menaxherët kryesorë.

Në një komunikatë të kësaj kompanie thuhet se vlera e bonusit varet nga ajo se kush dhe sa vite punon në kompani. Punëtorët do të marrin bonuset në dy pjesë, pjesa e parë me para (kesh) deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse pjesa e dytë deri në fund të mars të vitit 2020. /Telegrafi/

Posted on

NJOFTIM: Shes tokën dhe shtëpinë, çdo gjë që kam materiale për jetën e vëllait tim

Një shqiptar nga Peja i është drejtuar gjithë shqiptarëve me një mesazh prekës.

Ai ka thënë që vllain e ka shumë të sëmurë dhe tani ka njoftuar që e ka në shitje shtëpinë dhe çdo gjë tjetër materiale vetëm e vetëm për ta ndihmuar vëllain e tij, shkruan AlbanienShow

Ja mesazhi i tij

“Allahu i Madhërishme me beson dhe kupton e ishalla dikush del e ma blen tokën e shtepinë dhe vllau im pshton. Te dashur vëllezër dhe motra Shqiptar në Pejë, Kosovë dhe Diasporë po ju drejtohem me ketë kërkesë e cila vjen si nevojë jetike e që ka të bej me rastin e vëllait tim Avni Hyseni i cili është ne gjendje te rënd shëndetësore (kome) ku nga momenti ne moment jeta e ti është ne rrezik ku tani është i shtrirë në Spitalin intensiv ne Prishtinë po fal ALLAHUT Madhërishme ende zemra i rreh. Ne emër te familjes time kam vendos që ta shes TOKEN DHE SHTËPINË ne Peje sepse ende besojmë se ALLAHU do jetë me vllaun tonë dhe mrekullia e tij do na jep edhe një mundësi për Avnin ku se shpejti po mendojmë që ta dergojmë në Gjermani. Nuk ka vlerë me te madhe se jeta e vllaut tem dhe mundësia qe Avnia ti kthehet familjes, Kombit dhe Atheut e veçanërisht dy vajzave te tij TUNES dhe EMES” shkruan vëllau i Avni Hysenit

Numri im kontaktues 049 366 300.

Posted on