“Binjaket më identike në botë” duan të martohen me të dashurin e tyre të përbashkët – por ka një problem! (Foto/Video)

Motrat e quajtura ‘binjakët më identikë në botë’ kanë zbuluar se si të dyja duan të martohen me të dashurin e tyre të përbashkët – por ligji i ndalon ata që ta bëjnë këtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anna dhe Lucy DeCinque, 33, nga Perth, Australi kanë qenë me mekanikun Ben Byrne që nga viti 2012, por tani duan të bëjnë gjërat zyrtare me një martesë.

Megjithatë poligamia është e ndaluar sipas Aktit të Martesës Australiane të 1961.

Kështu, gratë u shfaqen në një program televiziv duke thënë se kanë një problem, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje.

Madje, siç thuhet tutje, motrat të cilat u quajtën “binjakët më identikë në botë”, kanë shpenzuar rreth 250 mijë dollarë në kirurgji kozmetike për ta bërë veten të duken më të ngjashme.

Dyshja e zbuluar edhe tregojnë shpresat e tyre për t’u martuar me të njëjtin të dashur për tetë vjet – mekanikun elektrik Ben Byrne të cilin të dy e duan dhe ndajnë një shtrat me të.

Posted on

Dehari i del në mbrojtje Likës, priten përplasje mes Grubit dhe Mexhitit

Vetëm kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe ish deputeti dhe nënkryetari i partisë, Rafiz Haliti kanë reaguar ndaj ndërrimit të Hazbi Likës nga posti i sekretarit organizativ në BDI, ka konfirmuar për PlusInfo Dehari.

Zgjedhja e Atilla Rexhepit për sekretar të përgjithshëm dhe të Artan Grubit për sekretar organizativ në BDI ka shkaktuar turbulenca te bashkëpartiakët. Rexhepi vjen në vend të Abdilaqim Ademit tashmë të ndjerë, kurse Grubi në pozicionin e Likës. Në lojë për sekretar të përgjithshëm ka qenë edhe Izet Mexhiti, mirëpo sipas disa bashkëpartiakëve ai ka hequr dorë për shkak të koncentrimit të funksioneve, kurse sipas disa tjerëve Mexhiti e ka dashur këtë post, por kryetari i partisë Ali Ahmeti ëhstë përcaktuar për Atilla Rexhepin.
Posti i sekretarit organizativ qëndroi i zbrazur tre vite sepse Lika vetë ka dhënë dorëheqje. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të kryesisë Dehari dhe Aliti kanë kërkuar t’i jepet edhe një rast, por ky propozim nuk është pranuar.

“Kërkova që gjatë emërimit të sekretarit të ri organizativ të respektohen propozimet e këshilleve të degëve, por kjo nuk kaloi”, ka deklaruar Dehari, transmeton Gazeta Lajm.

Kjo, nga ana tjetër i vërteoton reagimet dhe pakënaqësitë te një pjesë e anëtarëve të Kryesisë qendrore për emërimin e Grubit në atë pozitë.
Pas largimit nga ky post partiak ëhstë çështje kohe kur ai do të largohet edhe nga posti i zëvendës kryeministrit, shkruan PlusInfo.

Mirëpo emërimi i sekretarëve të ri me gjasë nuk do të thotë edhe qetësi në BDI. Burime partiake kanë thënë për PlusInfo se tek tani pritet përplasej mes sekretarit organizativ Grubi dhe nënkryetarit Mexhiti për organizimin dhe veprimin e partisë.

Mexhiti në takim e ka prezantuar planin aksional, të përgatitur në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik. Ky plan parasheh mbajtje të zgjedhjeve në radhët e Forumit rinor dhe forumit të gruas pranë BDI-s, të kompletohet Qendra për komunikime, të mbahen zgjedhje në degët partiake dhe të finalizohen me mbajtjen e Kongresit partiak. Plani aksionar parasheh që këto aktivitete të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe paralelisht të punohet në programin e ri të partisë.
Përkundër planit të Mexhitit, sipas burimeve partiake, sekretari i ri organizativ Grubi, pas përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, tek do të përgatisë plan për veprim të partisë.

Është e mundur që Grubi në disa degë që konsiderohen is “problematike” si ajo në Çair, Gostivar, Saraj dhe Dibër fillimisht të emërojë ushtrues detyre kryetarë, e pastaj të shkohet në zgjedhje nëpër degë.
Sipas kësaj, janë evidente turbulenca dhe përplasje të reja te ‘integristët’, nuk është e qartë se koncepti i kujt do të mbizotërojë për veprim.

Posted on

HARADINAJ VIZITON ISH-USHTARIN I CILI PO PËRBALLET ME NJË SËMUNDJE TË RËNDË

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot ish-luftëtarin, Avni Hyseni i cili prej një kohe të gjatë gjendet i shtrirë në QKU.

Haradinaj tha se duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, ka falënderuar poashtu stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve të tjerë.

Ndryshe familjarët e Avni-s janë duke kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij jashtë vendit.

Posted on

Zaev kërkon të marrë Ministrinë e Arsimit, i pakënaqur nga puna e Arbër Ademit

LSDM-ja është shprehur e pakënaqur me ngecjen dhe shfuqizimin e reformave në Arsim dhe kërkon të kthejë përsëri Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, njofton Alsat M. Nuk dihet nëse kjo do të nënkuptojë shkëmbimin e sërishën të dikasterit të Arsimit dhe atij të Drejtësisë, institucione që gjithmonë janë ndarë mes partnerëve të koalicionit. Më tej televizioni njofton se partnerët e koalicionit qeveritar pranojnë se ka bisedime të ndërmjetëme për ndryshime të mundshme të disa prej emrave të ministrave të kabinetit ekzekutiv.

Nga LSDM-ja shtojnë se nuk ka pasur takime posaçërisht për këtë temë, por, megjithatë, janë diskutuar disa opsione. Deri tani, asnjëra nga partitë nuk konfirmon emra konkret të ministrave që mund të ndërrohen ose të bëhen shkëmbime mes dikastereve.

Gjatë muajve të fundit në opinion janë lakuar disa nga emrat që janë më afër largimit. Siç është përfolur disa herë joyzrtarisht, BDI-ja kërkon alternativa për zëvendësimin e zv.kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. Për punën e Likës, vetë kryeministri Zoran Zaev kishte deklaruar publikisht se nuk është i kënaqur. Nga ana tjetër, jozyrtarisht, pritet të largohet edhe ministri pa resor Adnan Qahil, nga Partia për Lëvizjen e Turqëve i cili kohë më parë u shkarkua nga partia e tij për shkak të pretendimeve për korrupsion. Pas tij, për largim përflitet edhe emri i ministrit pa resor Aksel Ahmedovski, nga partia për Emancipim të Plotë të Romëve. Që do të ketë ndryshime në kabinet, tashmë e ka konfirmuar edhe kryeministri Zaev.

As unë dhe as qytetarët nuk do të na kuptojnë nëse nuk i realizojmë programet, buxhetin, veçanërisht zhvillimin kapital të Maqedonisë sepse të gjithë jemi të përkohshëm këtu dhe duhet patjetër të mbajmë përgjegjësi”- tha Zoran Zaev, kryeministër.
Rikonstruim s’do të ketë por ndryshim të ministrave do të ketë?
Me siguri, po.”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Sipas zyrtarëve të pushtetit, partitë pritet të ulen dhe të diskutojnë për zëvendësim të kuadrove, pas ndryshimeve kushtetuese./Alsat M

Posted on

Kryetari i ri i Dibrës gjen kabinetin e kryetarit zbrazur: “E zbrazën njerëzit e BDI-së”

Burime të afërta me kryetarin e përkohshëm të komunës Dibër, Eugjen Cami i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ankohen se kabineti i tij është zbrazur nga njerëzit e paraardhesit të tij të ndjerë, Ruzhdi Lata.

“Që marrëzitë e BDI së në Dibër nuk kanë fund këtë e dëshmojnë edhe ndodhitë e fundit. Së pari plasën grushtat se kush do ta fitojë garën për kryetar dege, ndërsa zjarrit i fryu zgjedhja e Eugjen Camit si Kryetar i përkohshëm i Komunës Dibër. Persona të afërm të ish Kryetarit të ndjerë të Dibrës zbrazën zyrën e Kryetarit nga i tërë inventari nën pretekstin se ata janë gjëra personale të të ndjerit Ruzhdi Lata, inventar ky i blerë nga buxheti i Komunës”, kanë deklaruar ata për disa portale lokale.

Këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht./Lajmpress

Posted on

Presidenti Erdogan zgjidhet “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është vlerësuar me çmimin “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018” për influencën dhe fuqinë që ai zotëron në botën islame dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne ia dhamë Çmimin e Personalitetit Global Mysliman të Vitit 2018 Presidentit Erdogan të Turqisë për influencën dhe fuqinë e tij të padiskutueshme si në botën islame ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Rasheed Abubakar, kryeredaktor i gazetës “Muslim News Nigeria”, e cila botohet në Nigeri.

Rasheed Abubakar sqaroi se kriteret për zgjedhjen e fituesve të çmimit “Personaliteti Global Mysliman i Vitit 2018” përfshijnë fushatën e tyre pozitive për të drejtat e myslimanëve në mbarë botën.

Pasi tërhoqi vëmendjen se kreu i shtetit turk është gjithnjë pranë të shtypurve kudo në botë, Abubakar vijoi me këto fjalë: “Kohët e fundit, ndërkohë që shtetet arabe, përshi këtu edhe Arabinë Saudite, heshtin përballë krimeve izraelite ndaj palestinezëve; Presidenti Erdogan është lideri që ka ngritur zërin kundër Izraelit.”

Ai tha gjithashtu se lideri turk mbështet përherë edhe turqit ujgurë, edhe myslimanët arakanas.

“Presidenti Erdogan gëzon një mbështetje të madhe edhe në mesin e myslimanëve nigerianë”, shtoi kryeredaktori i gazetës “Muslim News Nigeria” duke u bërë thirrje të gjithë liderëve myslimanë që të bëjnë më shumë përpjekje së bashku për zgjidhjen e problemeve në botën islame.

Nga ana tjetër, Erdoganin në këtë klasifikim e ndjekin respektivisht Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani (2.); Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamad (3.); presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Yusuf al-Qaradawi (4.); si dhe princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman (5.).

“Muslim News Nigeria”, gazetë që botohet një herë në dy javë, trajton zhvillimet në botën islame dhe kryesisht lajmet rreth myslimanëve në Nigeri.

Posted on

Babai nga Kosova mori vizë pune, shikoni veprimin e fëmijëve (FOTO)

Pasi qytetarët e Kosovës nuk kanë mundësi ende të lëvizin pa viza dhe të vizitojnë vendet që ata duan, janë të detyruar që ende të aplikojnë nëpër ambasada për një të tillë.

E të lumtur që po arrijnë ta sigurojnë një vizë për të shëtitur në Europë, kosovarët po gjejnë mënyra të ndryshme për të uruar të afërmit e tyre pas marrjes së vizës.

I njëjtë është edhe rasti kur fëmijët i kanë përgatitur babait të tyre një tortë në të cilën kanë ilustruar fletën e pasaportës në të cilën i është vendosur viza.

Posted on

Veterani 75 vjeçar i UÇK-së: Luftova vullnetarisht per hir te Allahut, nuk dua kompensim (Video)

Halim Zogaj 75 vjeçar nga Lipjani, po thotë se dikur ka marrë ftesë që ta gëzojë statusin e veteranit për të cilin edhe ka kontribuar gjatë luftës në Kosovë, por që e ka refuzuar.

E kjo pasi Zogaj mendon se pjesëmarrja në luftë ishte nga vullneti, e jo për të përfituar.

Zogaj i cili ishte pjesë e luftës në rajonin e Malishevës, thotë se pjesëmarrjen e tij në luftën krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i’a kishteborxh vendit.

Zogaj thotë se më meritori për lirinë e vendit është populli, i cili edhe pse jo me pushkë, në shumë forma tjera dha shumë kontribut për ta çliruar atdheun.

Madje thotë se UÇK-ja e kishte më të lehtë punën, se sa ata që ishin të paarmatosur.

Por Zogaj, nuk e la pa e përmendur edhe elitën politike, madje ai në fund pati edhe një porosi për ta.

E si Zogaj, nuk po mendojnë shumë veteranë të cilët gjenden në listat e veteranëve të UÇK-së, e të cilët vazhdojnë të marrin benificione nga shteti.

Posted on

Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni nga mesnata e sotme do të lirohen për gjysmë denari, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Sipas çmimeve të reja Eurosuper BS-95 do të jetë 61 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 63 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të jetë 58 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 46.5 denarë për litër.

Me vendim të Komisionit për 1.861 denarë për kilogram është ulur edhe çmimi i mazutit, i cili tani kushton 28.176 denarë për kilogram.

Posted on

LAJME Presidenti Thaçi u shërben drekën ushtarëve të Kosovës (FOTO-VIDEO)

Presidenti Thaçi u shërben drekën ushtarëve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke kaluar sot një ditë të veçantë.

Thaçi gjendet në kazermën ‘Adem Jashari’ në kryeqytet ku po shërben drekën për ushtarët e Kosovës, raporton Indeksonline.

Thaçi po viziton FSK-në për herë të dytë përgjatë këtij muaji, por sot do të drekojë pikërisht me ushtarët më të rinj të botës.

Posted on