Për katër vite, 70 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë pasaporta bullgare

“Qytetarët e Maqedonisë kanë qenë “të privilegjuar” për marrjen e pasaportave bullgare”.

Kjo ka dalë nga dëshmia për televizionin bullgar kombëtar BTV, i një personi i cili nga afër ka qenë i njohur me “procedurën korruptive” në Agjencinë bullgare jashtë vendit, skandal i cili ka dridhur Bullgarinë dhe ka shkaktuar arrestim të drejtorit të Agjencisë.

Sipas dëshmitarit, me kandidatët për pasaporta bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët ju kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë për pasaportë bullgare kanë paguar deri një mijë euro, ndërsa ata të Kosovës deri pesë mijë euro.

“Më lehtë mund të bëhesh bullgar nëse hap ndërmarrje dhe punëson 10 punëtor. Mbi bazë të aktiviteteve të tregtisë merret status i qëndrimit të përhershëm. Mënyra e dytë është kur shtetasit e huaj të vendeve jashtë BE-së posedojnë firma dhe nxjerrin dokumente për hapjen e selisë tregtare në Bullgari. Kurse varianti i tretë, që është përdorur më shpesh ditëve të fundit është të nxirret dokument për prejardhje bullgare”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, ndërmjetësuesit kanë siguruar adresa të rrejshme për kërkuesit e pasaportave bullgare.

Ndryshe, në Bullgari hetimet e deritanishme kanë çuar në paraburgimin e tre personave nga Agjencia shtetërore bullgare jashtë vendit, ndërsa pas skandalit katër persona janë arrestuar edhe në Serbi, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve për marrje të pasaportës bullgare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thonë se nuk kanë marrë kërkesë nga ana e Bullgarisë që të kyçen në hetimet për këtë problem, ndërsa thonë se do të veprojnë menjëherë nëse një gjë e tillë kërkohet.

Posted on

Bomba të reja për rastin “Titanik 2”, Gruevski: Jemi marrë vesh me PDSH-në, t’ia “fusim” Zaevit

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 2”, në të cilën akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Bashkëbiseduesi kryesor në përgjimet e Dragan Pavlloviç – Latas, me bashkëbiseduesit e tjerë të tij Nikolla Gruevski, Nikolla Todorov dhe Jovançe Angellovski, ku temë bisedimi ka qenë votimi në KSHZ, pas ankesave të dërguara për votimet në Strumicë pas zgjedhjeve lokale të 2013-ës.

Përgjimi i parë është ndërmjet Latasit dhe Gruevskit, më 28 mars 2013, në ora 23.56. Të cilët bisedojnë për ankimimet e dorëzuara për Kërçovë dhe Strumicë, derisa Gruevski e njofton Latasin se Branko Crvenkovski ka qenë në koncert të Xhastin Biberit në Vjenë, ku edhe e përqeshin.

Gruevski e informon Latasin se LSDM ka lëshuar ankimin për Kërçovë, ku pas asaj Latas thotë: Jemi marrë vesh t’ia fusim Zaevit.

Latasi sërish përgjigjet se marrëveshja me PDSH-në mundet të ju kushtojë shtrenjtë, më mirë është të jemi në situatë ku mund të themi se nuk kemi bërë pazare dhe do të jemi faqebardhë.

Bisedat e ardhshme të regjistruara janë midis Latasit dhe Todorovit. Ku temë bashkëbisedimi ka qenë përsëri votimi në KSHZ, mirëpo edhe këta të dy e përmendin Crvenkovskin i cili gjoja se ka marrë pjesë në një koncert të Xhastin Biberit në Vjenë.

Bisedat e tjera në mes Latasit dhe Todorovit janë vendimtare, sepse bisedojnë për atë se si Zaevi e ka humbur Strumicën sepse PDSH është marrë vesh me VMRO-DPMNE dhe kanë votuar për ta.

E humbën Strumicën, ua futëm në minutën e fundit. PDSH ka votuar për ne, Zaevi po rrënohet, i entuziazmuar i thotë Todorovi Latasit, i cili po ashtu i gëzohet humbjes së Zaevit.

Shoku Llaki, e pësoi Strumica! Ky është një dush i ftohtë, ne votuam për neve por edhe PDSH na mbështeti, 4:3. Heshtje totale u krijua, kur kuptuan se çfarë po ndodhë. E kishin të qartë se jemi marrë vesh me PDSH-në, thotë Todorov.

Pastaj sërish e përqeshin Crvenkovskin, duke u tallur se vetëm adoleshentë shkojnë në koncert të Xhastin Biberit të cilët nuk kanë letërnjoftim.

Ai do të vendos për emri. Ai Kërçovën e shiti, në Vjenë, është. Ti lajmërohemi ha ha, vazhdon biseda mes Todorovit dhe Latasit.

Posted on

Brenda Maybach S600 Pullman, vetura më luksoze që ka prodhuar ndonjëherë Mercedes (VIDEO)

Nëse Mercedes S-Class ju duket i vogël atëherë zgjidhja është versioni më i madh i tij Maybach, por nëse as ky nuk ju mjafton atëherë është MayBach S600 Pullman.

MayBach S600 Pullma është vetura më luksoze që ka ndërtuar Daimler ndonjëherë, transmeton koha.net.

Kjo veturë është e gjatë 6.5 metra e e gjerë 4418mm, e ka motorin e S-Classit V12 të përditësuar që tani prodhon 630 kuajfuqi.

Posted on

Skandaloze: Gazetari shqiptar kërkon nga Gjykata ta ndalojë Kuranin dhe disa musliman të dëbohen në Arabi

Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur për qëndrime e tij kontroverse në raport me religjionin, pas shumë deklaratave nëpër media, ka ndërmarrë edhe veprime konkrete për të ndaluar librin e cilësuar si të shenjtë për besimtarët mysliman, Kuranin.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar kallëzimin penal siç thotë ai ndaj “Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e Kuranit” si libër që përmban elementë “gjenocidit, krim kundër njerëzimit, nxitje të urrejtjes ose grindjes dhe thirrjes për urrejtje sociale”.

Myftaraj ka thënë se ka ofruar prova që “që Kurani përmban një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që nxit urrejtjen ndërmjet feve, etnive, racave, si dhe që fyen dhe poshtëron një pjesë të popullsisë”.

Këtë kallëzim penal, gazetari, e ka bërë si qytetar siç thotë ai një shteti laik, ku nuk ka fe zyrtare.

“Dua të saktësoj se nuk e kam fjalën për një botim të caktuar të Kuranit, por për këtë libër në përgjithësi. Unë në këtë kallzim i ofroj Prokurorisë shumë pjesë nga Kurani që përmbajnë thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë ndaj njerëzve me përkatësi fetare joislame, duke përfshirë edhe të krishterët e hebrenjtë”, ka shkruar Myftaraj.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shqipërisë, që të mos bëjë “shpikjen teologjike që t’ i shikojë ato që thuhen në Kuran si gjëra që vlejnë për kontekstin e kohës kur jetoi dhe veproi Muhamedi”.

“Sepse në fakt këtu është dhe problemi-kyç që pengon reformimin e Islamit global sot, pra që këto udhëzime të shihen si të vlefshme për një kohë të shkuar. Nuk ka asnjë pohim të tillë zyrtar të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të sanksionuar në dokumentet me të cilët janë rregulluar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Nëse Komuniteti Musliman i Shqipërisë do të bënte zyrtarisht një pohim të tillë, ky do të ishte një lajm botëror”, ka shkruar Myftaraj.

Posted on

Cilin ministër po e heton Policia Financiare?

Drejtori i policisë Financiare Arafat Muharremi zbuloi edhe një keqpërdorim të parave të shtetit. Ai përmendi fidanët e mbjella për rreth lumit Vardar.

Në lidhje me këtë Muharremi tha se vlera që është deklaruar nga kompania nga e cila janë huazuar fidanët, është shumë më e lartë se sa e furnizimit.

“Kemi edhe mbjelljen e fidanëve rreth Vardarit. Vlera që është deklaruar është shumë më e lartë se e furnizimit. Kemi arritur te zbulojmë se Të gjitha ato transaksione që janë të tepërta kanë kaluar në disa kompani fiktive të cilat pastaj janë shndërruar në kesh, dhe të cilat më pas janë dorëzuar tek personat të cilat janë dedikuar ato para”, tha Arafat Muharremi, Drejtor i policisë Financiare.

Hulumtimet na çuan deri tek kompania Rosen Center. Nga atje thonë se fidanët rreth Vardarit nuk janë mbjellë nga kompania e tyre. Nga atje pranuan se janë hetuar nga Policia Financiare, por se ato kanë qenë vetëm kontrolle të rregullta. Mësohet se bëhet fjalë për ministrin Adnan Qahil.

Në kuadër të aksionit të qytetit të Shkupit për gjelbërimin e qytetit gjatë janë mbjellë rreth 10.000 mijë fidane.

Se për cilën kompani dhe tek te cilët persona kanë përfunduar paratë, pritet të zbuloje hetimi.

Posted on

Protesta për shkak të rrymës elektrike, bllokohet udhëkryqi në Butel

Sonte qindra qytetarë kanë dalë dhe janë duke protestuar para zyrave të EVN-së në Butel për shkak të pakënaqësive me furnizim me rrymë elektrike, njofton “Zhurnal”.

Qytetarët që janë shkyqyr na rrjeti elektrik kërkojnë që sërish të furnizohen me rrymë, duke pasur parasysh ditët e ftohta të dimrit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ruan rendin dhe qetësinë ndërsa rruga në Butel është e bllokuar.

Ndryshe, edhe qytetarët e komunës Çair dhe Shkup Veri kanë shprehur pakënaqësi pasi për dy ditë me rradhë nuk kanë ngrohje nga ngrohtorja Shkup Veri.

Posted on

Shikojeni 10 nokatutet e çmendura të Mike Tyson, ky definitivisht ishte “bishë”

Mike Tyson pa as një dyshim pas Mohammed Alis është boksieri më i famshëm në botë.

Amerikan Tyson, i cili ishte kampion bote, ishte i njohur për goditjet e tij të fuqishme, shkruan Monitor.mk

Më poshtë sjellim 10 nokatutet më të çmendura të këtij kampioni legjendar.

Shikojeni:

Posted on

A do të ndryshohet emri i Sekretariatit për MO-në?

Është akoma e paqartë nëse Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do të ndryshojë emër dhe format, ashtu siç u përfol gjatë formimit të Qeverisë së Zaevit. Gjatë asaj periudhe, pushteti i ri vlerësonte se me miratimin e ligjit për gjuhët, Marrëveshja e Ohrit mund të konsiderohet plotësisht e zbatuar dhe se ky sekretariat mund të rimërohej në Sekretariat për Sistem Politik. Të pyetur për ndryshime të mundshme, nga Qeveria tani thonë se zyrtarisht nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe se një temë e tillë nuk është diskutuar aspak. Alsat drejtoi pyetje edhe në kabinetin e zv.kryeministrit Hazbi Lika. Nga atje sqaruan se që pas formimit të Qeverisë, nga 7 qershori i vitit 2017, Sekretariati edhe zyrtarisht njihet si Sekretariat për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik por se nuk ka nisma për ndryshime të tjera më të mëdha. Profesori Argëtim Saliu thotë se duhet të konsiderohet edhe mundësia që ky sekretariat të shëndërrohet në Ministri për Sistem politik, por për këtë do të duhej një analizë e detajuar funksionale.

Që pas formimit të kabinetit të Zaevit, edhe në faqen elektronike të Qeverisë, ky sekretariat shënohet si Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik por funksioni i tij ka mbetur i njëjtë.

Posted on

Kasami: Besa insiston në Ridefinim, të shiturit do të marrin dënimin e merituar

Lëvizja BESA nuk ka devijuar nga koncepti i Ridefinimit të shtetit si një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët, ndërsa ata që u shitën te pushteti dhe dëmtuan besatarët me qëllim të përfitimeve personale, do të marrin dënimin e merituar. Kështu për gazetën KOHA është shprehur kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas publikimit në Gazetën Zyrtare të vendimit Regjistrit gjyqësor të partive politike se BESA i takon Kasamit dhe se Kongres legjitim i kësaj partie është ai i muajit shkurt i grupit të Kasamit.

“Do vazhdojmë rrugëtimin tonë me Besë, pa devijuar aspak nga koncepti i Ridefinimit të shtetit si një shtet i barabartë për të gjithë qytetaret. Ju bëjmë thirrje të gjithë Besatarëve që vendi i tyre është te Lëvizja BESA pa marrë parasysh se dikush në një moment mund ti kishte mashtruar dhe si rrjedhojë, të kenë devijuar nga vizioni i Besës”, thotë Kasami. Për gjithë ata që keqpërdorin emrin e Besës, vijon më tej ai, janë ngritur procedura për përgjegjësi adekuate para organeve të drejtësisë.

“Besoj se gjykatat do ta bëjnë punën e vet dhe gjitha ata që dëmtuan Lëvizjen Besa me qëllim të përfitimeve personale duke u shitur te pushteti, do të marrin dënimin e merituar. Për gjithë ata që keqpërdorin emrin e Besës janë ngritur procedura për përgjegjësi adekuate para organeve të drejtësisë”, është shprehur kryetari i BESËS.

Ndryshe, Gazeta Zyrtare një javë më parë publikoi vendimin përfundimtar të Gjykatës Themelore Shkupi 2 për pronësinë e Lëvizjes BESA. Në publikimin e 28 nëntorit, ashtu siç ishte vendosur në disa vendime gjyqësore, BESA i takon kryetarit Kasami, ndërsa në Regjistrin gjyqësor të partive politike shënohet “Lëvizja BESA” me adresë në rrugën “Hristian Todorovski Karposh”, nr. 84A në Shkup, që është edhe selia e partisë së Kasamit.

Për gati dhjetë muaj, grupi i Afrim Gashit kishte pretenduar se partia i takon grupit të tij, megjithëse vulat i kishte Kasami. Megjithatë, gjyqësori, duke u nis nga Gjykata Themelore Shkupi II e deri te Apeli dhe Gjykata Administrative, i dha të drejtë Kasamit, duke ia pranuar Kongresin, si dhe pronësinë e Lëvizjes BESA, duke e regjistruar kështu në Regjistrin gjyqësor të partive politike. (koha.mk)

Posted on