Monitor.mk

Partitë shqiptare në Maqedoni të kënaqura që ligji për gjuhën miratohet brenda 100 ditëve (VIDEO)

Partitë shqiptare në Maqedoni të kënaqura që ligji për gjuhën miratohet brenda 100 ditëve (VIDEO)
August 12
12:43 2017

Partitë shqiptare mirëpresin projektligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa presin që ai të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë në fillim të shtatorit. Megjithëse sipas tyre, ky ligj e “maksimalizon” përdorimin e shqipes në Maqedoni, ndryshimet Kushtetuese në të ardhmen do ta plotësonin nevojat e shqiptarëve. Me këtë projektligj parashihen edhe dënime për institucionet që nuk e zbatojnë atë.
Më projektligjin për përdorimin e gjuhëve, të miratuar javën e kaluar nga Qeveria në Shkup, e i cili pritet të votohet në kuvend në muajin shtator, përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj në alfabetin cirilik, gjuhë tjetër zyrtare parashihet të jetë edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Të kënaqur që ky projektligj pritet të hyjë në fuqi brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, janë partnerët shqiptarët të koalicionit qeverisës.
Sipas zëvendës kryeministrit të Maqedonisë, Hazbi Lika, ky propozim ligj, përfshin përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore.
E megjithëse sipas liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ky ligj është bërë ekskluzivisht për gjuhën shqipe, nevojat reale të përdorimit gjuhës shqipe plotësohen me ndryshime kushtetutese.
Megjithatë, Sela insiston në ndryshimin e kushtetutës në të ardhmen.
Komisioni i Venedikut do të japë mendim për dy nene të këtij projektligji që kanë të bëjnë me emblemën e ushtrisë dhe monedhat.

Sipas Selës, ka pasur tentime “për t’i bërë bisht” marrëveshjes për realizimin e këtij ligji brenda 100 ditëshit, por thotë se i kanë rezistuar edhe presionit ndërkombëtar.
Ai shton se çfarëdo vendimi i këtij komisioni nuk është për t’u shqetësuar.
Ata që refuzojnë ta zbatojnë ligjin pas miratimit do të gjobiten – nga dy institucione që do të formohen – për implementimin dhe mbarëvajtjen e ligjit.
Ndërkaq për zbatimin e plotë të ligjit do të duhet 1 vit kohë. Sela beson se definicioni “gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, i trashëguar nga Marrëveshja e Ohrit e viti 2001, duhet zëvendësohet me “gjuha shqipe”.
Por ai shton kjo është bërë për t’iu shmangur rrëzimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese që, sipas tij, kontrollohet nga VMRO-DPMNE-ja.
Për të është e rëndësishme që partitë shqiptare më nuk “vrapojnë vetëm për të hyrë në qeveri” pa kushte, pa platformë e marrëveshje, por se tash ato flasin për projekte konkrete si ligji për gjuhën, buxheti e investimet në zonat shqiptare.

Related Articles