Rrëfimi i pazakontë i imamit të Prizrenit: U befasova nga shuma e madhe e parave që …

Dhënia e parave për hir të Allahut, apo e njohur si ‘sadaka’, është e njohur, sidomos mes besimtarëve myslimanë.

Imami nga Prizreni, Mazllëm Mazllëmi ka treguar një rast kur një person i kishte dhuruar një shumë të konsiderueshme parash.

Ai tregon se si pasi fali namazin një person iu afrua dhe nuk i kishte folur fare, vetëm se i kishte lënë në dorë një shumë parash për punët e xhamisë.

“Pasi e falëm namazin e Jacisë, i fika dritat dhe dola prej xhamisë dhe një person u fut brenda. Dritat ishin të fikura. Dhe më dha një sasi të konsiderueshme të eurove, diku 13.000 euro.

Ai më tha se ka një ditë që do të takohemi ne ndonjë ditë. As nuk më la me ja shkru, as nuk ma tregoi emrin edhe shkoi”, tregon hoxha.

Related Posts