Monitor.mk

Thaçi nga Studeniçani godet fortë Ahmetin dhe Selën (VIDEO)

Thaçi nga Studeniçani godet fortë Ahmetin dhe Selën (VIDEO)
August 12
19:24 2017

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi sot se partitë shqiptare në pushtet kanë mashtruar popullin duke mos realizuar asgjë nga ajo që është premtuar. “Po thirren në arsyetimet se është herët për të dhënë vlerësime, por dita shihet që në mëngjes. Andaj them se ata kanë mashtruar, sepse po del se vetëm PDSH përfaqëson interesat e shqiptarëve”, theksoi Thaçi nga pikniku në Studeniçan.

Ai u ndal edhe në punën e kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, duke thënë se është njëri ndër kryetarët më të suksesshëm nga komunat shqiptare. Sipas tij, projektet sa i ka realizuar Azem Sadiki, nuk i realizuar asnjë nga kryetarët e komunave, qoftë edhe ato më të mëdha.