Tiny, njihuni me celularin më të vogël në botë (Foto)

Është telefoni më i vogël në botë dhe do të jetë trendi i vitit 2018. I lehtë si një monedhë, “Tiny t1” peshon 13 gramë, i gjatë më pak se 5 centimetra dhe i gjerë rreth 2.

Për ta prodhuar, kompania ka lancuar një mbledhje fondesh në platformën popullore “Kickstarter”, duke arritur në pak kohë 100 mijë euro, kur synonte të mbërrinte në 28 mijë. Celulari funksionon me rrjetin e vjetër “2G”, “por do të varet nga vendi”, shkruajnë nga kompania. Mban në rubrikë 300 numra, mund të dërgohen 50 sms dhe mban edhe listën e 50 thirrjeve të fundit. Bateria zgjat 3 ditë në “stand-by” dhe 3 orë bisedë. Do të jetë gati për majin 2018 me një çmim të ulët. Do të kushtojë 35 stërlina, rreth 39 euro.

Related Posts