Administratorët pas 10 viteve kthehen në punë

Të punësuarit me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, të cilët qëndruan në shtëpi për dhjetë vjet dhe morën një rrogë, më në fund do të shkojnë në punë, dmth së shpejti do të caktohen në punë ku do të duhet të paraqiten për punë.

Dje në seancën e 26-të të Qeverisë, u miratua projektligji për sistematizimin e punonjësve administrativë të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Programi K-5.

Qëllimi i ligjit është të zgjidhë problemin e imponuar 10 vjet dhe të realizoi programin qeveritar pa ndonjë financim shtesë.

Zyrtarët administrativë do të vendosen në organet e administratës lokale dhe shtetërore, si dhe në organet e tjera shtetërore të vendosura në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, tha qeveria.