December 10, 2022

Virusi korona ia merr jetën profesorit 35 vjeçar nga Shkupi

Virusi korona ia mori jetën profesorit Alajdin Imeri, 35 vjeçar nga Straçinca e Shkupit.

Ai ka qenë i shtrirë në Spitalin “Sistina2 për rreth një muaj. Korona virusin e kishte kaluar, por pasojat nuk ka mundur t’i përballojë. Derisa ka qenë i shtrirë në spital, nëna dhe gjyshja e tij kishin ndërruar jetë. Alajdini pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël. Profesori i ndjerë para disa muajve ishte mysafirë në emisionin Pastel.