December 2, 2022

Aksion i policisë në Vizbeg, Çair dhe Gazi Babë? Spasovski: Aksioni ende po vazhdon, nesër dalim me detaje

TV21 jozyrtarisht mëson se policia sot ka arrestuar disa persona nga Shkupi të dyshuar për terrorizëm. Sipas informacioneve aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa janë bastisur disa Shtëpi në Vizbeg, Gazi Babë dhe Çair.

Në lidhje me këto informacione, pyetëm ministrin e brendshëm Oliver Spasovskin. Ai tha se aksioni ende është duke vazhduar dhe se gjatë ditës së nesërme MPB do të dalë në detaje.