Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, humbë jetën një fëmijë

Një fëmijë e humbi jetën në tërmetin e fuqishëm i cili sot e goditi Kroacisë, lajmëroi “Jutarnji list”. Gazeta thekson se nëna, fëmija i së cilës humbi jetën në Petrinjë, pasi që, sipas të gjitha gjasave, mbi të ra një tra, është në shok dhe për momentin po i ofrohet ndihma mjekësore.

Raportimet e para tregojnë se ka të lënduar dhe se dëmi material është i madh.

Fotografitë e para nga Petrinja janë dramatike, ka numër të madh të rrënojave pas tërmetit të sotëm.

Në qendër të Petrinjes, të cilën sot e goditi tërmeti i fuqishëm, u rrënuan pothuajse të gjitha shtëpitë, transmeton Jutarnji list.

Në deklaratën e tij të parë pas edhe një tërmeti të fuqishëm me fuqi prej rreth 6,3 shkallë, që e goditi Petrinjen rreth orës 12:20, prefekti Darinko Dumboviq tha se gjysma e qytetit është shkatërruar dhe kërkoi ndihma urgjente t’i dërgohet Petrinjes.

Në qytetin më të goditur po arrijnë edhe 300 pjesëtarë të ushtrisë kroate. Autoritetet lokale kërkojnë qytetarët t’i përdorin automjetet e tyre personale vetëm në raste urgjente.

“Po nxjerrim njerëz nga automjetet, nuk e dimë sepse kemi të lënduar dhe të vdekur, dëgjova edhe se u rrënua edhe në kopsht, por për fat të mirë nuk pati fëmijë në kopsht, përderisa fëmijë të tjerë janë shpëtuar nga një kopsht tjetër.

“Po mbisundon panik e madhe, njerëzit kërkojnë të vetët nën rrënoja”, shtoi ai, duke bërë thirrje që secili që mundet, ta ndihmojë Petrinjen, posaçërisht zjarrfikësve profesionistë dhe armatës.

Tërmeti, ishte me intensitet prej 6,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit me epiqend[ër në afërsi të Petrinjes, 45 km në jugperëndim të Zagrebit.

Banorët e Zagrebit, të frikësuar dhe të shqetësuar dolën nga shtëpitë e tyre në rrugë. Në pjesën më të madhe të qytetit nuk ka rrymë.

Më vonë u regjistruan edhe dy goditje të mëdha prej rreth katër ballë sipas Rihterit. Ky është tërmeti i dytë i madh që e goditi Zagrebin në këtë vit, i pari ndodhi më 22 mars.

Tërmeti u ndje edhe në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë – u lëkund Beogradi dhe Banja Lluka, Sarajeva, Kraina dhe Zenica