Si u nxor trupi i pajetë nga lumi Vardar

Pasditen e sotme, një trup i pajetë u nxorr nga ujërat e Vardarit në dalje nga fshati Çegran në Gostivar, ndërsa identiteti i viktimës është ende i panjohur.

Ndërkohë, po kryhet inspektim pranë urës, ku u gjet trupi i pajetë dhe po përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Një ekip nga SPB Tetovë po punon për të ndriçuar ngjarjen, ndërsa është thirrur edhe prokurori publik.

Trupit të pajetë do t’i bëhet autopsi, pas së cilës do të zbulohet identiteti i të ndjerit dhe shkaqet e vdekjes.