December 2, 2022

Ndërrimi i viteve: 13 vjeçari ndërron jetë se u godit me fishekzjarr në bark, plagosen 79 persona

Ndonëse shfaqja e fishekzjarreve në vende të hapura në këtë vit të ri ishte e ndaluar, për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19, mijëra familje në Gjermani zgjodhën që t’i hidhnin fishekzjarret nga shtëpitë e tyre.

Kështu një orë pas ndërrimit të viteve shërbimi zjarrfikës i Berlinit ishte thirrur në 18 vende, pasi kishin marrë lajmërime për shpërthime zjarri. Fatmirësisht askush nuk u raportua i plagosur rëndë.

Pasi doli më mirë se shumë fqinjë të saj në fazën e hershme të pandemisë vitin e kaluar, Gjermania ka pasur një rritje të rasteve dhe fataliteteve. Një rekord i lartë ditor i 1,129 vdekjeve të reja u raportua të Mërkurën.

Në Itali, një djalë 13 vjeç u vra dhe 79 të tjerë u plagosën nga fishekzjarrët, që u hodhën për Vitin e Ri.

Djali, i cili jetonte në një kamp rom në qytetin verior italian të Asti, vdiq në spital pak pas mesnate nga plagët që kishte marrë në bark nga një fishekzjarr.

Zjarrfikësit kryen 229 inspektime në të gjithë Italinë gjatë natës së Vitit të Ri, krahasuar me 686 vitin e kaluar.

Nga 79 personat e plagosur, 23 u shtruan në spital, sipas shifrave nga departamenti i sigurisë publike.

Shumica e thirrjeve ishin në Lazio, rajoni përreth Romës, i ndjekur nga Campania. Një grua u dërgua në spital në Napoli pasi u godit në kokë nga një copëz fishekzjarresh ndërsa nxirrte mbeturinat. Një burrë në Milano humbi dy gishta në incidentin më të rëndë atje,
ndërsa të tjerët në të gjithë Italinë raportuan lëndime në duar dhe afër syve. Tetë nga totali i të plagosurve ishin fëmijë./panorama