December 5, 2022

Tiranë: 42 vjeçari vdes pasi prehet me thikë në fyt

Një konflikt i qastit në mes dy familjarëve ka përfunduar tragjikisht në Tiranë.

Sipas raportimeve në mediat e Tiranës një 32 vjeçar ka goditur me thikë kunatin e tij 42 vjeçarin V.Z.

“Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”, kanë thënë burime zyrtare nga policia.

Sipas njoftimit pPolicia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.