Një aksident i rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme pranë fshatit Gjorm në Vlorë, ku një automjet u përmbys duke I shkaktuar vdekjen drejtuesit të automjetit, 27 vjeçarit, Akil Ruçaj.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje, makina është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Ky është momenti kur makina transportohet me karrotrec për në Drejtorinë Rrugore të Vlorës, ku do ti nënshtrohet edhe aktekspertimit.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti, pranë fshatit Gjorm është e gjitha e shkatërruar, me gropa që mendohet që kanë ndikuar në devijimin e automjetit, i cili më pas është përmbysur në fushë.