December 2, 2022

Biden, thirrje Trumpit: Dil në televizion, mbroje Kushtetutën

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti një fjalim dhe i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Kapitoli.

Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit, shkruan Voa, përcjell Albinfo.ch.

Zoti Biden tha se skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë, nuk pasqyrojnë “atë që ne jemi”.

Zoti Biden duhet të fliste për ekonominë, por ai e ndryshoi temën e fjalimit për shkak të zhvillimeve në kryeqytetin amerikan