December 10, 2022

Ky njeri që merr frymë me tuba ventilimi ka një mesazh për mohuesit e koronës

Fjala është për 50 vjeçarin Chuck Stacey nga Florida i cili është i sëmurë me Covid-19 dhe raporton me video emocionuese nga spitali

Jeta e këtij njeriu varet nga ventilatori i cili i mundëson frymëmarrjen. Ai ka një mesazh të rëndësishëm për mohuesit e koronës.

Fjala është për 50 vjeçarin Chuck Stacey nga Florida i cili është i sëmurë me Covid-19 dhe raporton me video emocionuese nga spitali, shkruan albinfo.ch. Videot e tij janë bërë virale në internet, ato po shpërndahen dhe po shikohen nga shumë njerëz në gjithë botën.

“Mendoja se ishte vetëm grip”, thotë Stacey. Tani ai në hundë ka tuba ventilimi dhe mezi flet. Amerikani ka qenë i infektuar me virusin korona dhe tani është në spital. Ai ka publikuar disa video në Twitter në të cilat këshillon mohuesit e koronës që të jenë të kujdesshëm.

Ai sikur këta, nuk mbante kurrë maskë dhe “dëgjonte njerëzit e gabuar që thoshin gjëra të gabuara”. Por nëse nuk doni të përfundoni si unë, njerëz, më mirë të filloni t’u përmbaheni masave dhe të vini maskën.

Ndërkohë gjendja e Chuck Staceyt ka shënuar përmirësime.