LIVE/ Para certifikimit si fitues të Biden, protestuesit në mbështetje të Trump vërshojnë brenda Kongresit të SHBA

Protestuesit që mbështesin Donald Trump kanë vërshuar brenda Kongresit në SHBA. Teksa në dy dhomat zhvillohet debat për votat elektorale dhe numërimin e tyre, protestuesit kanë vendosur që të mos lejojnë mbledhjen.

Sot pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve në SHBA nga Kongresi teksa Trump pak më parë deklaroi se ai nuk dorëzohet dhe nuk do e pranojë fitoren e Biden.

Nga ana tjetër zv/presidenti në detyrë Mike Pence deklaroi në Kongres se nuk mund të shmangë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të ndjekë parimin e tij.

https://www.balkanweb.com/news24/news24_live.php