Shqiptari në mesin e protestuesve pro Trumpit në Kongres

Mijëra protestues pro presidentit në ikje Donald Trump dje në Uashington ndërhyn dhunshëm në Kongres, për të penguar certifikimin e Joe Biden për president të SHBA-ve.

Në mesin e tyre është parë edhe një përfaqësues shqiptaro – amerikan, që është mbështetës i Trump-it.

Ai është John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump, pwrcjell INA. Alite është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.

SHBA u përfshi nga një protestë e fuqishme për shkak se ata që mbështesin Donald Trump nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri.

Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka patur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve.
Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan. Në këtë përleshje kishte persona që ndërruan jetë dhe shumë të plagosur. (INA)