Një avion pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord është rrëzuar 4 minuta pas ngritjes nga aeroporti i kryeqyteti indonezian, Xhakarta.
Avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit si dhe u zhduk nga radarët. Autoritetet lëshuan menjëherë alarmin dhe nisën kontrollet.
Në mediat sociale dhe në Tv janë shfaqur fotografitë e para të atyre që mendohet se janë mbetjet e avionit. Të afërmit e udhëtarëve presin me ankth të mësojnë se çfarë ka ndodhur.
Një numër banorësh të ishullit Lancang, afër vendit ku u zhduk aeroplani, i thanë shërbimit indonezian të BBC se kishin gjetur objekte që mendonin se ishin nga aeroplani. Mendohet se janë gjetur edhe trupa njerëzish të pajetë.
Kontakti i fundit me aeroplanin, me shenjën e thirrjes SJY182, u bë në 14:40 me kohën lokale (07:40 GMT).
Sipas detajeve të regjistrimit, avioni është një Boeing 737-500, i prodhuar në vitin 1997 dhe në funksion prej 27 vitesh.