Rama i shpërndau videon ku imitoi Bashën, fenomeni i “Tik Tok” tregon si i lindi ideja (VIDEO)

Jona Shehaj u bë e famshme në rrjetin social “Tik Tok”, pasi bënte video ironizuese dhe humoristike.

Ajo u bë edhe më e njohur pasi imitoi kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe videoja e saj u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se si i erdhi ideja që të imitonte Bashën.

Jona Shehaj tha në emision se ëhstë habitur shumë që u bë aq e famshme dhe që ka marrë shumë mesazhe.

“Video për Bashën lindi krejt natyrisht, këto patatet seç po më krijojnë, por e lash. Më pas iu riktheva dhe u ula e bëra. Më tha mamaja çfarë po bën, po bëj një video për Bashën.

Vetëm kur ditën tjetër më merr një shoku im në telefon dhe më thotë të ka shpërndarë Rama videon. U habita se thashë kryeministri. Nuk e prisja”, tha ajo.