Korça përfshihet nga reshjet dëbore, rëndohet trafiku i automjeteve

Reshje të shumta bore kanë përfshirë Qafë Pllocën dhe Qafë Thanën, ku deri më këto momente trashësia e borës ka shkuar nga 2 deri në 5 cm.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në Qafën e Thanës ka një ngarkesë të shtuar mjetesh për shkak të reshjeve të shumta. Grupet e punë dhe borëpastrueset ndodhen në terren për të shmangur çdo problematikë.

Vështirësia në qarkullim ka bërë që shumë automjete të presin në radhë. Ndërkohë, sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në të gjitha akset pasi rrugët kanë prezencë të borës dhe lagështisë.