Pamje tmerri, shpërthen vullkani ‘Semeros’ në Indonezi, tymi ngrihet deri në 5.6 km lartësi!

Shpërthen vullkani Semeros në Indonezi – 5.6 km tym “u ngrit”VIDEO

Një vullkan shpërtheu sot në provincën Java Lindore të Indonezisë, duke hedhur hirin dhe duke ngritur tym në qiell në një lartësi prej 5.6 kilometra, sipas të dhënave nga shërbimi gjeologjik i Ministrisë së Energjisë së vendit.

Indonezia ka rreth 130 vullkane aktive, më shumë se çdo vend tjetër. Vullkani ‘Semeros’ shpërtheu pak pas orës 5 pasdite me kohën lokale.

Në videot e postuara në mediat sociale, retë gri të hirit mund të shihen duke u ngritur mbi shtëpitë. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit nuk i është përgjigjur ende një kërkese për të komentuar mbi evakuimin e zonës përreth vullkanit.