December 2, 2022

Shkrumbohet nga flakët “Fordi” tek Kthesa e Kamzës

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur por vetëm për dëme materiale. Makina tip Ford Focus, është shkrumbuar plotësisht si pasojë e zjarrit.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një defekt teknik në makinë.