Ditën e djeshme ka qarkulluar një libër gjeografie i gjimnazit në Maqedoni ku shkruhej se shqiptarët ishin popull me prejardhje turke, rome dhe cerkezze.
Por ky fakt dhe shtrembërimi i historisë ka bërë që përfaqësues të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut të dalin para Ministrisë së Arsimit dhe të djegin këtë libër në shenjë proteste
Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka djegur faqet e librit ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje turke, rome dhe çerkeze, dhe se Maqedonia e Veriut është mbushur me shqiptarë në 200 vitet e fundit nëpërmjet proceseve politike.
“Këta libra shkollorë, siç është rasti me këtë libër që po e shihni këtu, lëre që na ofendojnë, lëre që na hedhin poshtë historinë tonë, por edhe vendosin bazën për ndoshta elemente fashiste kundër shqiptarëve në të ardhmen”, tha Omer Ajdini, Forumi Rinor i ASH-AAA.