Me rastin e arratisjes së ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.
Në postimin e tij shkruan:
Ikja e Mijallkovit është shenja më e qartë se, përfundimisht, duhet të ikë edhe Zaevi. Ikësi, me ikjen e tij, tashmë e ka pranuar fajin dhe prandaj ka ikur, por kjo më shumë se kaq flet për rrënimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë.
Për fat të keq, derisa Mijallkovi ikë pa ferrë në këmbë, mbase edhe me ndihmë të kësaj qeverie, në anën tjetër babai dhe axha i Almir Aliut arrestohen pa pikë faji.
Mbrëme në orët e vona MPB ka shpallur në kërkim ish shefin e DSK Sashko Mijallkov i cili duhej të jetë në paraburgim si i akuzuar në rastin “Target-Fortesa”.